Berisha flet për një “puç” në ditëlindjen e Zogajt. Mero Baze: Puçi nuk është asgjë, fundi yt do jetë i tmerrshëm...

Kryeministri 68 vjeçar i Shqipërisë dje në mbledhjen e grupit të deputetëve të tij me atë stilin e njohur të “më thanë” e “i thashë” ka folur sërish për një “komplot apo puç” që sipas tij është përgatitur në një ditëlindje. (nuk e thotë por fjala është për ditëlindjen e Preç Zogajt). Tha Berisha ndër të tjera:
“...Më duhet t’ju rrëfej një “darkë të gabuar”, që ka ndodhur 5 ditë më parë, tek Rozafa, te kazinoja. Aty, në dukje po festohej ditëlindja e njërit prej ish-bashkëpunëtorëve të mi. Në thelb, jo me një, por me disa dëshmitarë, kjo darkë ishte një lloj përpjekjeje për një gjysmë komploti apo puçi, që, natyrisht, nuk ishte ndaj kurrkujt tjetër, përveçse ndaj Sali Berishës. Një ish mik i imi, një gazetar i një gazete që nuk botohet më, (e ka fjalën për Ylli Rakipin) i thotë: Spartak, po çfarë shteti bëri Enveri, sepse ai të futi në burg ty dhe prindërit e tu. Spartaku ia kthen: Në burg më futi, por më futi me ligje. Të pranishmit i kthehen Edi Ramës dhe i thonë: Kemi ardhur këtu për të bërë enverizëm, apo si të ftuar? Dhe ai u thotë se shtetin, Enveri e kishte serioz. Muhabeti u prish komplet, kur gazetari që përmenda më lart, i thotë: Kur unë kisha muhabet me Berishën, i kisha thënë në mënyrë të përsëritur që tre vetë nuk të duhen. Avokat Ngjela kthehet dhe e pyet kush ishin ata të tre. Dhe gazetari vazhdon: I pari Spartak Ngjela, i dyti Mero Baze, i treti Bamir Topi. Kjo gjë e xhindosi avokatin. Si përfundim, ajo çka në paraqitje ishte një ditëlindje, u shndërrua e tëra në një darkë të gabuar, jo me Gurametër, por me guralecë...”
Mero Baze është përgjigjur me një letër të hapur në TemA-n e tij online dje në mbrëmje, ku ndër të tjera shkruan:
“...Meqë e paske me mua, po të them që ata tetë fëmijë, që le jetimë nga frika e karriges, kanë për të qenë ferri i nipave dhe mbesave të tua, nëse në këtë vend nuk vendoset drejtësia. Unë do të jem në anën e tyre derisa gjaku i prindërve të tyre të lahet me drejtësi. Ti burracak që vret pas dritaresh të blinduara do të kesh një fund më të tmerrshëm seç e përfytyron. Ti mendon se fundi i botës është “puçi”. Jo, fundi për ty do të jetë më keq. S’do të të lënë të qetë ty dhe pasardhësit e tu, përfshi këtu Lulëzim Bashën. Ke për ta parë me sy këtë tmerr. Puçi nuk është asgjë...”
Dhe ca më tej risjell në këtë shkrim, disa nga momentet e tij me Berishën:
“...Besoj të kujtohet kur të kam gjetur në zyrë me 2 të natës, me dritë të fikur nga frika, me gruan që nuk e dije ku e kishe, me fëmijët që të ishin arratisur në Itali dhe me Genc Pollon në paradhomë që tallej me frikën tënde. Besoj e mban mend kur më ke ngelur në dorë më 1 të natës, natën që Edi Rama u bë për herë të parë kryetar bashkie në Tiranë dhe m’u desh të thërrisja tët bir të të jepte “ilaçin” që të mban Liria në sirtar për t’u ngjallur. Ti mund të pajtohesh dhe të armiqësohesh me Edi Ramën se jeni në politikë. Nuk kam punë me betejën tuaj. Unë kam betejën time me ty dhe të siguroj që të gjallë nuk më mund dot...” - A.N.
Comments
Keshtu eshte kur je

Keshtu eshte kur je kryeminister i vendit me te suksesshem pas Gjermanise,te gjithe te kane zili e duan te te bejne puc.

Qe Sali Berisha duhet te iki

Qe Sali Berisha duhet te iki nji ore e me pare = kjo eshte e padiskutueshme.

Qe ne shqiperi rotacioni politik duhet te vihet ne kushtetute = kjo eshte tashme mese e nevojshme, per te mos lejuar Sali/Enver dhe Edi e te tjere qe te na mbajne me shume se 8 vjet.

Por te lejohet qe nje gazetar te nxjerr kaq vrehr nga goja dhe te perdore gazeten (nje organ mediatik publik) per te manipuluar publikun dhe etiketuar armiqt individual = kjo eshte turp (eshte mungese kulture dhe mbi te gjitha etike morale).

Mero Baze ka qen pjell e Berishes dhe sic e thote ai vete, ka pasur me shume akses tek Berisha se vete i biri i tij. Te shash sot Berishen me rrenj e dhemballe, dhe ti kujtosh atij te vdekur (qe sjane te Meros) vetem sepse diku pazari i ketyre te dyve eshte prishur = kjo eshte e ndyre, e denueshme dhe e pafalshme per kedo gazete qofte.

Meros as nuk i behet vone per te vdekurit, ashtu sic nuk i behet vone Berishes.

Ky artikull tregon edhe njeher se si nji grup i ndyre "ish-ash" kerkon me cdo ngulm te nxjerr jashte loje nje grup tjeter "ish-ash".

Ah qe sju ha mortja - cfare populli paskemi qene !

Po ti nuk e paske pare
Po ti nuk e paske pare ndonjehere 55 apo RD?:-) Çdo opozitar atje etiketohet me nënë e babë.
Nejse, Mero Baze e ka të vetën gazetën dhe është sot një ndër gazetarët më kurajozë.
Thuaj një gjë prej atyre që përmend Mero Baze dhe që nuk i ka bërë Berisha ose i biri.
Kur të të djegin makinën para shtëpisë e fëmijëve. Kur tu prishin shtëpinë të afërmve të tu, atëhere do ta kuptosh zotrote.
Per ta kuptuar dhe perjetuar

Per ta kuptuar dhe perjetuar kurajon dhe vleren e asaj qe shkruan Baze (TE MPOSHTESH FRIKEN DHE TE BESOSH TEK E NESERMJA ME E MIRE), mund të projektosh në vetedijen mijra e mijra situata ku ke kaluar vete, ose te tjeter, ne kohen qe blegtori-kryeminister ka qeverisur. Si dje, ashtu dhe sot. Kendje po veçoj një syresh: Ne takimin e kryetarit te PS me ekspertet e arsimit te larte publik, munguan rektoret e disa universiteteve kryesore. Nuk kishte arsye per ta bere kete, madje, statusi i tyre kerkonte doemos pranine ne takim, sepse u kerkohej te formulonin gjithe sa mendoni se e bente bash me te lehte punen e tyre, nese opozita vinte ne pushtet. Cenuan statusin dhe deformuan personalitetin e tyre, vetem prej frikes. E te mendosh se cfare rrezikojne kete derdimene te surrufjepsuar, modeli i te cileve eshte nje injorant si rektori i UT. Sakaq, Mero, me modesti e personalizon betejen e tij me blegtorin. Por jane me mijra e mijra ata qe e gjejne te tyren kredon e tij. Ky eshte modeli i gazetarit ekselent. Ai qe frymëzon besimin te drejtesia, tek e mira dhe e ardhmja. Respekti per njerez te tille eshte fare pak. Nuk di se si mund t'i "shperblenim" ne keto kohe vertet te veshtira, edhe pse ata nuk kerkojne shperblim, por thone se bejne thjesht detyre, ate detyre qe rektoret tane tashme milionerë kane frike ta kujtojne, e jo me ta plotesojne. Urime Mero, por dhe Respublika-s per sa ben ne keto kohe te felliqur.

Meroja kohen e tij te arte e

Meroja kohen e tij te arte e ka patur me Berishen, atehere beri emer dhe e lexonin njerzit. Tani i ka humbur emri dhe njerzit shohin se eshte i gjalle vetem kur e permend Berisha. Tani e kujton me nostalgji e hedh vickla, por harron se çfare ka lepire gjithe jeten, t'i hape e t'i lexoje ato qe ka shkruar. Ballkanas tipike e fare te pabesueshem.

Mero ka gazeten me te lexuar

Mero ka gazeten me te lexuar te internetit ne boten shqiptare o Ruc,eshte ne qender te vemendjes nga qiviria jote,koha e arte e Meros si gazetar eshte kjo...,likerrezimi i doktorit tend do te jete dhe fillimi i nje epoke te arte per te gjithe shqiptaret,edhe per ty o Ruc por ti akoma se ke kuptuar !

Edhe une ende vazhdoj te ndaj
Edhe une ende vazhdoj te ndaj te njejtin mendim per te shkuaren e z. Baze. Por sot, duke lene menjane paragjykimin per aresyet qe e shtyjne te kundershtoje Berishen me ka aresye dhe mendje te mprehte, dua ti jap kohe gjykimit te tij deri ne ate dite kur te kemi rotacion politik. A do te jete konsistent Baze apo do te kthehet ne sherbetor? Te gjithe kemi te drejte te ndryshojme, dhe kjo perben kurajo. Se sa te sinqerte jemi do te percaktoje se cfare karakteri kemi. E kjo vlen edhe per Bazen. Sot per sot une e cmoj ate qe shkruan. Uroj qe ai te deshmoje me tej me qellim qe te mbushe dosjen historike te Berishes dhe sejmeneve e bythlepiresve te tij. Berisha ka rrezuar Nolin per ta zevendesuar me Zogun, ka rrezuar Gura,uqin per ta zevendesuar me Esad Toptanin. Ai po kerkon shoke ne histori, shoke gri mes te cileve te duket me i lare. Andaj Mero, nxija me te verteta!
Bravo Merua, para me

Bravo Merua, para me Berishen dhe para kunder Berishes. Berisha po e ben me lek edhe kur e mburrte edhe tani qe e shan. E ka kuptuar mire Merua si te bej lek.Po kur te ike Berisha cfare do bej Merua?

Mero kercenimet dhe

Mero kercenimet dhe premtimet e tua nuk kane asnje vlere, sepse gjithe jeten te kane perdorur si limon - te kane shtrydhur dhe hedhur tutje dhe nuk kane bere keq sepse ti je i vetmi njeri qe jovetem dhjet aty ku ke ngrene por dhe ha aty ku ke dhjere. Labet kane njer shprehje te bukur per njerez si ty - Te kam mik e me prish pune - te kam armik me ha mune.

Berisha eshte llafazan

Berisha eshte llafazan kabareje ose thjesht bufon kabareje.Kjo qe ai thote do kete ndodhur vetem ne mendjen e tij te semure.Imagjinoni vetem nje gje surreale,sikur Mero te ishte kryeminister dhe berisha te drejtonte nje gazete te tijen.Nuk ka me shpifes dhe me shpifarak se berisha.Ketij njeriu edh vdekja nuk i duhet marre seriozisht,se edhe vdekja tallet me karagjozet.

O Mero, o lavdi! Luji fene
O Mero, o lavdi! Luji fene edhe per mua qe nuk kam guxim, pa ne Shqiperi ha u thua e plac te thone. Tunde e shkunde mire qen bir qenin, se e meriton pa keta te tjeret te hane mune...
per mendimin tim berisha mund

per mendimin tim berisha mund te largohet vetem kur ta luftoje nje force opozitare e moralshme dhe e bindur ne ate qe duhet dhe deshiron te ndryshoje.me kete opozite aktuale qe ka me teper etje per pushtet dhe aspak endje per ndryshim thelbesor zorr se mund te presim te ardhme me te mire. Merodenglaxhiu eshte nje nga berthamat e amoralitetit qe perben lobin opozitar ndaj berishes e nqs vertet e ka per zemer largimin e tij duhet qe dhe vete te hape krahun qofte edhe si publicist apo botues

Mero, seriozisht thua se ke

Mero, seriozisht thua se ke gazeten me te lexuar ne internet? Mos more derebardhe! Po te mos kishte sjelle Muçi ketu, kush do t'i merrte vesh deklaratat e tua patetike?

Haha more derezi, vertet e
Haha more derezi, vertet e ke?? Une kam nje shoqeri te tere nga jane e ku s'jane qe e lexojne. Po si nuk merreni nje here me mesazhin qe ai thote a derezinj por gjithmone me personin ose me formen ose me jeten personale. Lexo o se c'shkruan e ver duart ne koke c'po ndodh me vendin...
Add new comment