Të majtët fitojnë thellë zgjedhjet në Rumani

Postuar në 11 Dhjetor, 2012 03:47

Koalicioni i qendrës së majtë në pushtet i Rumanisë ka fituar zgjedhjet parlamentare të së dielës. Me më shumë se 80 për qind të votave të numëruara të hënën, Bashkimi Social-Liberal udhëhequr nga kryeministri Viktor Ponta ka fituar rreth 60 për qind të votave, duke mundur Aleancën e së Djathtës të Presidentit Traian Bashesku. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që mbikqyri votimin, thotë se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë profesionale dhe se nuk u zbulua ndonjë mashtrim.

Të dy kandidatët kanë qenë mbërthyer në një grindje personale që kur z Ponta u përpoq, por dështoi për të shkarkuar presidentin në korrik. Z. Bashesku ka lënë të kuptohet se ai mund të refuzojë të riemërojë z Ponta, pavarësisht se kush fitoi zgjedhjet. Por analistët thonë se pas një fitore të tillë vendimtare nga Aleanca e zotit Ponta, mosemërimi i tij do të jetë i pamundur. Analisti politik rumun Mircea Marian citohet në VOA të thotë thotë se kjo fitore është e mirë për Rumaninë, sepse ka të ngjarë të çojë në stabilitetin politik e kërkuar nga investitorët e huaj. Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.