Sa të varfër ka Shqipëria?

Ilir Beqja dhe Kosta Barjaba tw PS-së, zhvilluan sot pasdite një bashkëbisedim me gazetarët rreth treguesve realë të varfërisë në Shqipëri. Në këtë takim gazetarëve iu ofruan disa tregues të fundit për varfërinë, e matur në kontekstin e fuqisë blerëse të popullsisë, Purchasing Power Parity (PPP). PPP mat fuqinë blerëse të popullsisë së një vendi, krahasuar me vendet e tjera, për të njëjtat produkte dhe shërbime.
Në një treg efiçient (ideal) kursi i këmbimit të dy monedhave duhet të rezultojë në një fuqi blerëse të barabartë. Pra, nëse 1$ është 100 lekë, me 100 lekë në Shqipëri duhet të blihen të njëjtat mallra ose shërbime që blihen me 1$ në SHBA. Por, duke qenë se tregjet janë jo efiçientë (jo idealë) për shkak të kurseve të këmbimit, taksave dhe faktorëve të tjerë, fuqia blerëse ndryshon.
Në këtë kontekst, Beqja dhe Barjaba thanë se varfëria në Shqipëri është në nivelin 62.1 për qind dhe Shqipëria mbetet vendi më i varfër i rajonit. Treguesi i mësipërm i varfërisë për vendet e rajonit është respektivisht Bosnjë-Hercegovina 11, Mali i Zi 13.7, Serbia 20.7 dhe Maqedonia 42.5 për qind. Ndërsa konsumi individual për frymë në Shqipëri është mbi 3.3 herë më i vogël se sa në vendet e Bashkimit Evropian.
Qeveria, nënvizuan drejtuesit e grupit të punës së Programit të PS, nuk ka ofruar gjatë viteve të fundit as shifrat reale të varfërisë, as metodologjinë e llogaritjes së tyre (anketa e fundit e Buxhetit të Familjes është kryer në vitin 2007, ndërsa Anketa e fundit e Matjes së Standardit të Jetesës në vitin 2008). A.N.
Karikatura: Nga Medi Belortaja
Comments
Kosta Barjaba qe ishte
<p>Kosta Barjaba qe ishte sekretari komunist i pare i Universitetit te Tiranes? Po ju ende me emra te djegur vazhdoni? Prandaj edhe skeni per te bo hajer dhe nuk keni per te fitu zgjedhjet me 2013, fatkeqesisht!</p>
A i ka kush te dhenat e para
<p>A i ka kush te dhenat e para 10-15 vjeteve?</p>
Add new comment