Një nga telenovelat turke më të ndjekura në Shqipëri nuk i pëlqen partisë së Erdogan

Një telenovelë turke, transmetimi i së cilës pritet të vazhdojë në mediat kosovare e shqiptare, ka shkaktuar një debat interesant në vendin ku u krijua-Turqinë. Për shkak të rritjes së polemikave në publik, partia qeverisëse në Turqi-Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, pritet ta ndalojë telenovelën e mirënjohur “Sulltani i Madhërishëm”. The Foreign Policy shkruan për rrethanat që po nxisin ndalimin e transmetimit në telenovelës, sezoni i tretë e së cilës ndiqet nga diku 150 milionë teleshikues. Qëndrimi i partisë së qeverisë së kryeministrit, Recep Tayyip Erdogan, ishte pritur me “një dozë cinizmi” nga kritikuesit.
“Pas një përgjigje të stuhishme kundër apo në mbështetje të komenteve të kryeministrit, përfshirë një ankesë penale të një agjenti turistik kundër regjisorëve të serialit…të martën deputeti i PDZH-së, Oktay Saral, përgatiti një iniciativë për ndalimin e serialeve me arsyen se poshtëron personalitetet dhe ngjarjet e brendshme të vlerave kombëtare të Turqisë”, shkruan the Foreign Policy.
Por, revista the Foreign Policy vlerëson se nisma legjislative mund të rezultojë e pasuksesshme, por se “mund të shikohet si indikacion për një trend në rritje në dekufizimin e kufijve të asaj që është e pranueshme në publik rreth kreativitetit të shprehjes karshi shijes konservative të kryeministrit”. Partia Popullore Republikane kritikoi Erdoganin duke thënë se “mbikëqyrja e telenovelave televizive nuk hyn në kuadër të detyrave të caktuara me kushtetutë të kryeministrit”. Re.Pu.
Comments
Mbas pak kohe Turqit do

Mbas pak kohe Turqit do fillojne te shikojne vetem ato qe i pelqejne Erdoganit. Erdogani thote qe Sulltan Sulejmani pjesen me te madhe te jetes e ka kaluar mbi kale e jo ne hareme siç paraqitet ne telenovele. Po femijet me disa gra mbi kale i beri Sulejmani?

fedex Sulltan Sulejmani i

fedex Sulltan Sulejmani i kishte 6 femi dhe ishte ne 13 luftera, te cilat zgjatshin me vite. E per 6 femi, fedex ti me profesion te shpejt, dush ta dishe, se ne 6 dit ne 6 vite i fillon

Me fal e dashur INA se mos te

Me fal e dashur INA se mos te ofendova Sulltan Sulejmanin. Dhe per sa dijeni per 6 femije nuk duhen as 6 dite e 6 vite, brenda nje nate mund ti bente Sulejmani natyrisht nese do ishte aq i afte. Erdogani dhe ato sklleverit a partise se tij pretendojne se haremi nuk ishte per te kenaqur deshirat seksuale te sulltanave.

... kurse une jam kunder

... kurse une jam kunder ndalimit te nje seriali si ky. Por nuk eshte ide e Erdoganit, por eshte, eshte e disa personave ne partine e tij, e ky duhet edhe atyne me ju shku nganjeher per qejfi. per fat t`keq

Mos na lashte i madhi Zot pa

Mos na lashte i madhi Zot pa pilaf,pa qebapa,pa revani e pa seriala turk!

S'ka gajle qe ne 500 vjet dominim nuk e ndertuan nje shkolle,nje spital,nje hekurudhe!

Na mesuan si piqet kafja me dollap e sot po na kenaqin me seriala!

Add new comment