Arkiv-Lajme

Llalla, prokurori i trojkës “që e pati mirë me të tëra palët”

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 11:50

Gazeta Mapo i kushton në numrin e sotëm vëmendje zgjedhjes së Adriatik Llalës, Kreprokurorit të ri. Zgjedhja e tij, i atribuohet “trojkës” dhe vota kundër e Topallit më tepër si protestë individuale ndaj mënyrës së zgjedhjes së një prokurori që ta ketë mirë “dhe andej dhe këtej”.

Shkruan Mapo:

Portreti: 20 vjeçari Adam Lanza, autori i masakrës, sërish “njeri i vetmuar”

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 11:20

 

Adam Lanza, 20 vjeç, i riu që qëlloi 27 njerëz, duke përfshirë 20 fëmijë në Shkollën Fillore Sandy Hook, në Newtown, Connecticut, të premten, ishte një njeri i vetmuar që dyshohet të ketë qenë autik.

Daily Mail raporton se ai qëlloi nënën e tij Nancy Lanza, një mësuese kopshti në shtëpinë e tyre në një periferi të pasur. Ai thuhet se qëlloi të ëmën në fytyrë para se ai vetë, armatosur me armë të regjistruara në emrin e saj, mori makinën e saj dhe u nis drejt shkollës fillore Sandy.

Balla ka vazhduar sot me premtimin e djeshëm që të bëjë transparencë për "Bllokun Blu"

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 09:18

Çfarë ndodh në “Bllokun Blu”? Shumë përflitet, shumë thuhet nën zë, por pak gjë dihet publikisht. Taulant Balla ka marrë një guxim të pazakontë për të denoncuar të bijën e Kryeministrit:

“Sipas saj çka Argita Berisha deklaroi në 2011-n, pasuria e saj u rrit me 210 milion e 784 mijë lekë gjatë vitit 2011. Papunësia në 2011-n arriti në 1 milion. Rritja ekonomike ishte 0. I vetmi që u rrit ishte korrupsioni. Në kulmin e krizës, vajza e kryeministrit ka shtuar pasuritë. Në Shqipëri nuk mund të gjejmë një person të tillë.

Islamistët kamzhikojnë një grua me 100 goditje se i dha ujë një mashkulli

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 08:03

 

Ekstremistët islamikë që kanë marrë në kontrollin veriun e Malit, po bëhen gjithnjë e më brutalë në trajtimin e popullatës lokale. Në shënjestër janë gratë. Këtë javë, një grua maleze u dënua me 100 goditje kamzhiku se i dha ujë një vizitori mashkull.

Islamistët fanatikë kanë imponuar formën e rreptë të sheriatit në popullatën e moderuar myslimane në veri të Malit, duke i detyruar gratë që të pranojnë një kod të rreptë islamik veshjeje dhe zbatimin e izolimit të sekseve.

Meksi: Volfarth? Ai që i bën reklamë birrës?

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 06:37

Në një intervistë “vibrante” për Adrian Thanon te Dita, Aleksandër Meksi bën një analizë të autokracisë shqiptare, dhe flet se në Perëndim nuk ka “darka të gabuara ose të drejta”. Partitë duhen çliruar nga autokracia sa më parë!

 

I pyetur për modelin e partive shqiptare:

Vangjel Dule, nuk ka kauzë çame! Historia nuk ribëhet, nuk negociohet dhe nuk parashkruhet

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 05:52

Të dhënat e censusit kanë shqetësuar jo pak vetë, dhe sidomos ata që kanë marrë pjesë në pushtet bazuar mbi numrat e mundshëm elektoralë që mund të sillnin me vete. Të dhënat, i nxjerrin numrat e tyre jashtë loje, dhe një nga ata është dhe Vangjel Dule, që është shprehur i pakënaqur me censusin në një intervistë për Ben Andonin e JAVA-s. “Manipulatorë të realiteteve etniko-fetare të vendit” është shprehja e përdorur nga Dule për frymëzuesit dhe realizuesit e Censusit, dhe pretendon se numri i ortodoksëve në Shqipëri është disafish më shumë sesa ai i deklaruar nga Instat.

Sondazh i Fondacionit Kult: PS kryeson, AK e treta

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 05:37

Fondacioni Kult, me qendër në Tetovë, ka prezantuar sot në Tiranë rezultatet e një sondazhi të opinionit publik në Republikën e Shqipërisë, në lidhje me pikëpamjet e popullsisë në moshë madhore rreth bashkimit kombëtar dhe përkrahjen e elektoratit për partitë e ndryshme politike të vendit, raporton televizioni A1 Report. Kampioni i sondazhit u përbë prej 1200 të intervistuarve dhe kishte një marzh gabimi statistikor prej 3.1 pikë përqindje.

Idrizi, nëse PD nuk miraton rezolutën, “në sekondë ikim nga qeveria”

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 05:22

 

Ka qenë Tonight me Ilva Taren vendi ku Idrizi ka vendosur të bëjë një deklaratë të fortë, që nëse PD nuk e mbështet rezolutën për Çamërinë, do të dalë nga koalicioni.

Rezoluta e 2004-s ishte një truk sipas Idrizit, i cili i bën thirrje jo krahëve politikë, por 140 indivëdëve në Parlament që ta mbështesin. I pyetur mbi kundërshtimet e Lëvizjes Çame që e ka konsideruar si një makiazh për vota këtë rezolutë, Idrizi mendon se “ata po aq sa unë kanë interes që rezoluta të kalojë në parlament.”

Bode: Topalli vendim personal, fitojmë dhe pa LSI, Topi duhet të tregojë sa elektorat ka, nacionalizmi i K/ministrit, “retorikë”

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 03:15

Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka qenë dje i ftuar në në Vizion Plus, ku foli për shumë gjëra e nuk foli për shumë të tjera.

Kokalari: Garancia bankare për Albpetrolin ishte një mashtrim

Postuar në 14 Dhjetor, 2012 23:59

Gary Kokalari, një aktivist shqiptaro-amerikan (themelues i shoqatës ADA), i ka dërguar një letër Frank Wisner-it të firmës Patton Boggs, e cila këshillon zyrtarisht qeverinë shqiptare për privatizimin e Albpetrolit. Këtë letër Kokalari ua ka percjellë elektronikisht për dijeni edhe disa zyrtarëve të Departamentit të Shtetit Amerikan, disa kongresmenëve dhe një rrjeti të gjerë gazetarësh dhe aktivistësh në Shqipëri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme