Sondazh i Fondacionit Kult: PS kryeson, AK e treta

Fondacioni Kult, me qendër në Tetovë, ka prezantuar sot në Tiranë rezultatet e një sondazhi të opinionit publik në Republikën e Shqipërisë, në lidhje me pikëpamjet e popullsisë në moshë madhore rreth bashkimit kombëtar dhe përkrahjen e elektoratit për partitë e ndryshme politike të vendit, raporton televizioni A1 Report. Kampioni i sondazhit u përbë prej 1200 të intervistuarve dhe kishte një marzh gabimi statistikor prej 3.1 pikë përqindje.
Sipas sondazhit, ndër votuesit që e kanë ndarë mendjen se për cilën parti do të votojnë, 36.5% do ta jepnin votën për PS-në, në qoftë se zgjedhjet do të zhvilloheshin sot. E dyta renditej PD-ja me 29.6% dhe e treta AK-ja me 14.1%. Më pas vinin LSI dhe FRD me 4.7% dhe 4.1%. Në këtë grup votuesish, 7.8% refuzuan ta tregonin preferencën e tyre. (Ndoshta nga frika?)
Për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, para se të ndodhë bashkimi me Evropën, ishin shprehur 64% e të anketuarve.
E.Zaloshnja
Comments
KRYE.M. e paska bere me pare

KRYE.M. e paska bere me pare kete sondazh perderisa bene naci0nalistin folk te kohes per bashkimin para se te shkojme ne 'burimin' Europe.

Te dhenat e tjera vene e vine sipas sinoptikes se motit...

Si ka mundësi kjo 30% e

Si ka mundësi kjo 30% e shoqërisë të jenë kaq idjotë se nuk mund të jenë obori i Doktorit dhe ti japin FRD 4.7% dhe hajdutit një soj nuk ka mundësi dçka duhet bërë që të mos ndolli një diçka e tillë

S'ke c'ben o Leonard se te

S'ke c'ben o Leonard se te tille jane, teresisht idiote dhe analfabete ata qe e votojne PD-ne pa patur lidhje punesimi apo pushteti.

filluan spekulimet me

filluan spekulimet me sondazhe koti....

AK vendos per Fatet e Kombit

AK vendos per Fatet e Kombit ne Aleance me Vetvendosjen gjithqka mund te ndodhe Jemi shum Afer Shqipnis Etnike & si forc e 3 mund te vendosi per Fatin e Shqipnis & Shqiptareve...Respekte te Gjithve & atyre Kunder...

Add new comment