Balla ka vazhduar sot me premtimin e djeshëm që të bëjë transparencë për "Bllokun Blu"

Çfarë ndodh në “Bllokun Blu”? Shumë përflitet, shumë thuhet nën zë, por pak gjë dihet publikisht. Taulant Balla ka marrë një guxim të pazakontë për të denoncuar të bijën e Kryeministrit:
“Sipas saj çka Argita Berisha deklaroi në 2011-n, pasuria e saj u rrit me 210 milion e 784 mijë lekë gjatë vitit 2011. Papunësia në 2011-n arriti në 1 milion. Rritja ekonomike ishte 0. I vetmi që u rrit ishte korrupsioni. Në kulmin e krizës, vajza e kryeministrit ka shtuar pasuritë. Në Shqipëri nuk mund të gjejmë një person të tillë.
Vajza e kryeministrit paguhet sa zëvendëspresidenti amerikan Xho Bajden. Sipas zonjës Argita, në deklaratën pranë Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, ajo fiton 12 milionë në muaj nga mësimdhënia universitare. Po sa janë mësuesit që paguhen kaq? Një drejtor shkolle në Tiranë paguhet 600 mijë lekë në muaj. Pra Argita paguhet sa 20 të tillë së bashku.
Ky është sistemi i padrejtë që ka ngritur Sali Berisha. Meqë Berisha ka kohë që flet për bllokun dhe bllokmenët e rinj, ne nuk do të reshtim së treguari për bllokun dhe bllokmenët e tij”, tha Balla.
210 milion e 784 mijë lekë gjatë vitit 2011?? Ky standart, nëse është ashtu, a ka lidhje me Shqipërinë? K.C.
Comments
Term shume i gjetur dhe
<p>Term shume i gjetur dhe doemthenes ky "Blloku Blu". Krahasimet me "Bllokun e Kuq" jane marramandese. Enver diktatori i la femijet e tij pa nje dyshke ne xhep, ndersa Sale demokrati i beri supermilionera. Sepse jane shume te mençur dhe te zote. Trashegimi gjenetike qe rrjedh nga te paret e tyre qe kishin nga 300 libra ne biblioteke! Sala ka vite qe sulmon me bllokmener dhe bllokqener. Me ne fund u zgjuan edhe keta te PS-se per te zbuluar ylberin. Me vjen per te qeshur dhe per te qare kur kujtoj se si u manipuluam ne vitin 1990 kur ulurinim neper demonstratat e Qytetit Studenti kunder "privilegjeve" te Bllokut. Blloku qe mbahej me fasule. Ndersa sot kur po vjedhin ne mes te dites, kur po behen milionere per nje nate, kemi rene squk te gjithe dhe shohim me goje hapur kur po del ne TV viçidolasi per ta degjuar se çfare do thote per Ramen. Ai merret me Ramen qe femijet e tij te merren me milionat. Bien joué, - thone francezet. </p>
Po pse "blloku blu" apo se ke
<p>Po pse "blloku blu" apo se ke frikë mos përzihen me "bllokun e kuq". Siko sa mirë i diferencoke. Dmth luftë blloqesh. Ja mo këta antibllokblutë e "bllokut të kuq" kemi si alternativë për të votuar vitin e ardhshëm. Mirë që nuk është e vetmja. </p>
Add new comment