Portreti: 20 vjeçari Adam Lanza, autori i masakrës, sërish “njeri i vetmuar”

Adam Lanza, 20 vjeç, i riu që qëlloi 27 njerëz, duke përfshirë 20 fëmijë në Shkollën Fillore Sandy Hook, në Newtown, Connecticut, të premten, ishte një njeri i vetmuar që dyshohet të ketë qenë autik.
Daily Mail raporton se ai qëlloi nënën e tij Nancy Lanza, një mësuese kopshti në shtëpinë e tyre në një periferi të pasur. Ai thuhet se qëlloi të ëmën në fytyrë para se ai vetë, armatosur me armë të regjistruara në emrin e saj, mori makinën e saj dhe u nis drejt shkollës fillore Sandy.
Arsenal i armëve që kisht e Nancy Lanza është i habitshëm për një mësuese kopshti, prind i fëmijësh dhe nënë: Dy pistoleta gjysëm-automatike, një Glock (9mm, 17 raunde) dhe një Sauer P226 Sig (Caliber 9mm, 15 raunde). Arsenali i saj përfshinte edhe një Remington 0,223 (30 + Magazine raunde).
Ai arriti në Shkollën Fillore Sandy Hook rreth 09:30 dhe përdori armët Glock dhe Sig Sauer për masakrën e fëmijëve para se të qëllonte veten.
Ai gjithashtu vrau drejtorin dhe një psikolog në korridor.
Profili i killerit
The New York Times raporton se Adam Lanza besohet të ketë pasur aftësi të kufizuara mendore, (dyshohet të jetë ose Sindromi Asperger apo ndonjë formë tjetër e autizmit (HFA)). Sipas The Washington Post, një bejbisitër tha se ai ishte një adoleshent "nevrik" dhe duhej të mbahej nën trajtim për të kontrolluar shelljen e tij.
New York Times jep një pamje të një njeriu të vetmuar në shkollën e mesme.
Olivia DeVivo, një studente në Universitetin e Connecticut, kujton se askush nga ata që e njihnin Lanzan që nga shkolla e mesme, nuk u befasua, kur doli se ai ishte i dyshuari për vrasjet. Olivia tha The New York Times: “ai ndihej sikur ishte mbi ne”, por tha se nuk ishte i dhunshëm. Ja.Se.
Add new comment