Idrizi, nëse PD nuk miraton rezolutën, “në sekondë ikim nga qeveria”

Ka qenë Tonight me Ilva Taren vendi ku Idrizi ka vendosur të bëjë një deklaratë të fortë, që nëse PD nuk e mbështet rezolutën për Çamërinë, do të dalë nga koalicioni.
Rezoluta e 2004-s ishte një truk sipas Idrizit, i cili i bën thirrje jo krahëve politikë, por 140 indivëdëve në Parlament që ta mbështesin. I pyetur mbi kundërshtimet e Lëvizjes Çame që e ka konsideruar si një makiazh për vota këtë rezolutë, Idrizi mendon se “ata po aq sa unë kanë interes që rezoluta të kalojë në parlament.”
Sipas tij, “Është një rezolutë që është konsultuar dhe hartuar me ekspertë ndërkombëtarë” dhe partia çame do tentojë ta miratojë brenda janarit. Përveç kërksesës për heqjen e ligjit të luftës, rezoluta këtkon njohjen e të gjtiha të drejtave të çamëve, edhe ato pasurore.
Nëse PD nuk e miraton, “në sekondë do dalim nga qeveria, nuk do të jemi me atë forcë, as në zgjedhje as në qeveri, kjo vlen dhe për PS. Ne u kemi lënë të gjithë kohën e duhur, në momentin që vjen me argument presim ta votojnë të gjithë”.
Ndërsa javët apo muajt deri në hedhjen për miratim nuk janë shumë, kjo do jetë kohë e mjaftueshme për partitë për të ribërë llogaritë politike.
Intervista e plotë:
http://gazetadita.al/rezoluta-came-idrizi-nese-pd-nuk-e-voton-dalim-nga-qeveria/
Comments
Po iku ne sekonde Idrizi nga
<p>Po iku ne sekonde Idrizi nga qeveria, a bie valle qeveria ?!</p><p>Ooo sa kam qesh...</p>
Jo f d kete vit nuk bie, po
<p>Jo<strong> f d </strong>kete vit nuk bie<b>,</b> po ne 2013 patjeter.</p>
Add new comment