Ma mblidh borxhin, të jap gjysmën...

Kolapsi financiar që ka përfshirë sektorin energjetik nxjerr në dritë të tjera fakte mbi mënyrën se si është administruar ky sektor. Top Channel zbardh kontratat e lidhura mes kompanisë CEZ dhe disa kompanive private për mbledhjen e faturave të papaguara të energjisë. Dokumentat tregojnë se nuk bëhet fjalë për biznes të thjeshtë mes privatësh, por në fokusin e kontratave ka qenë mbledhja e borxheve të institucioneve shtetërore, që administrohen me para publike nga buxheti ose jo.
Kontrata e parë është e lidhur me një shoqëri të quajtur 'CE2 Service', me administrator Ervin Kajno dhe përfaqësues Endrit Alikaj. Kontrata përcakton të detajuar shërbimin që do kryhet, por edhe tarifat përkatëse. Sipas saj për cdo borxh të mbledhur nga institucionet shtetërore për llogari të CEZ, kompania përfiton 28 për qind të vlerës, në rastin kur shuma e rekuperuar është detyrim dhe 50 për qind të vlerës në rastin kur ajo është kamatvonesë. Për Albpetrolin kontrata parashikon tarifa edhe më të larta. Sipas saj, për mbledhjen e faturave të papaguara të Albpetrol kompania "CE2 Service" përfiton 32 për qind të detyrimit dhe 50 për qind të kamatvonesave.
Kontrata e dytë është e lidhur me një shoqëri të quajtur "MERCL Konsalting", e cila ka patur në fokus rekuperimin e borxheve të vogla deri në 150 mijë euro me tarifë suksesi 49 për qind. Pak muaj më parë përfaqësues të opozitës kanë akuzuar publikisht se kompanitë e krijuara për mbledhjen e borxheve zotërohen nga biznesmenë të afërt me Qeverinë, që duke shfrytëzuar lidhjet me pushtetin diktojnë marrëveshje mes CEZ dhe institucioneve publike për përfitime korruptive. (T.CH.)
Comments
prandaj ...se ska arsye
<p>prandaj ...se ska arsye tjeter te jete % kaq e madhe.. !!! </p>
E cfare lajmi eshte ky? Ne
E cfare lajmi eshte ky? Ne gjithe vendet e botes ka kompani te vecanta qe merren me mbledhjen e borxheve. Mos shkruani gjera kot pa kuptuar se si punon bota. Robert
Ekonomi tregu...
<p>Ekonomi tregu...</p>
Add new comment