Islamistët kamzhikojnë një grua me 100 goditje se i dha ujë një mashkulli

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 08:03

 

Ekstremistët islamikë që kanë marrë në kontrollin veriun e Malit, po bëhen gjithnjë e më brutalë në trajtimin e popullatës lokale. Në shënjestër janë gratë. Këtë javë, një grua maleze u dënua me 100 goditje kamzhiku se i dha ujë një vizitori mashkull.

Islamistët fanatikë kanë imponuar formën e rreptë të sheriatit në popullatën e moderuar myslimane në veri të Malit, duke i detyruar gratë që të pranojnë një kod të rreptë islamik veshjeje dhe zbatimin e izolimit të sekseve.

The Independent raporton se gruaja u dënua me 100 kamzhikime se i dha një gotë me ujë një miku të familjes, në verandë e saj. Gruaja tha për gazetën londineze se : "po ta kishin gjetur djalin afër dhomës së gjumit, ata do t’i kishin qëlluar të dy në vend."

Sipas të përditshmes Prezi islamistët po përpilojnë tani listat e nënave të pamartuara dhe grave që nuk respektojnë i kodin e veshjes islamike. Një aktivist i të drejtave të njeriut ka raportuar për USA Today se martesat e detyruara po bëhen të zakonshme: "Çmimi për të blerë një grua është më pak se 1000 $ dheajo shpesh keqpërdoret." Ai shpjegoi se martesa të detyruara shpesh ishin një mbulesë për prostitucion dhe përdhunime.

Ja.Se.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ky lajm skandaloz kriminal nuk ka lidhje fare me sionistet, por me muslimant.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.