Bode: Topalli vendim personal, fitojmë dhe pa LSI, Topi duhet të tregojë sa elektorat ka, nacionalizmi i K/ministrit, “retorikë”

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 03:15

Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka qenë dje i ftuar në në Vizion Plus, ku foli për shumë gjëra e nuk foli për shumë të tjera.

Ai iu shmang pyetjeve mbi votën e Topallit kundër Prokurorit të ri në kuvend, dhe e kaloi thjesht duke e quajtur “retorikë” temën e nacionalizmit të Kryeminsitrit: “Çështja e retorikës patriotike në këtë moment mendoj se ka një kontekst konkret që ka të bëjë me 100- vjetorin e pavarësisë dhe secili nga ne u ndje më shumë nacionalist sesa në çdo ditë tjetër të këtij shekulli...” tha Bode, duke neglizhuar që vetë termi “retorikë” i heq vlerë krejt përmbajtjes së fjalëve të Kryeministrit. Ajo që bie në sy, është që shumë nga figurat e PD-së kur pyeten, përpiqen t’i heqin peshën fjalëve specifike nacionaliste të K/ministrit.

Më tej, Bode qendroi në linjën tashmë të njohur që PD është e hapur për koalicion me LSI-në, edhe pse, në kuadrin e cic-miceve që po shoqërojnë procesin e daljes apo jo të Ilir Metës nga koalicioni, ai tha se PD-ja është përgatitur të fitojë edhe e vetme në 2013- ën. Bode mohoi nga ana tjetër mundësinë e një aleance me FRD-në e Bamir Topit me argumentin se më parë duhet të tregojë mbështetjen që ka në elektorat. 

Intervista e plotë:

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/bode-mosvotimi-i-topallit-per-llallen--qendrim-personal-113255.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.