Arkiv-Lajme
Ma mblidh borxhin, të jap gjysmën...
Kolapsi financiar që ka përfshirë sektorin energjetik nxjerr në dritë të tjera fakte mbi mënyrën se si është administruar ky sektor. Top Channel zbardh kontratat e lidhura mes kompanisë CEZ dhe disa kompanive private për mbledhjen e faturave të papaguara të energjisë. Dokumentat tregojnë se nuk bëhet fjalë për biznes të thjeshtë mes privatësh, por në fokusin e kontratave ka qenë mbledhja e borxheve të institucioneve shtetërore, që administrohen me para publike nga buxheti ose jo.
Masakër mbi fëmijë në një shkollë fillore në Kënektikat
Burimet në shtetin verilindor të Kënektikatit thonë se të paktën 26 persona, shumica fëmijë janë vrarë nga një person i armatosur që ka qëlluar me armë zjarri në një shkollë fillore. Togeri i policisë së shtetit të Kënektikatit u tha gazetarëve se viktimat janë nxënës dhe personel i shkollës dhe se autori i sulmit është i vdekur. Togeri nuk dha një numër të saktë të viktimave, duke thënë se prioritet për autoritetet ishte njoftimi i përindërve të fëmijëve dhe të afërmve të tyre.
Presidentja është dashur ta dijë kush është Ahmet Zogu - thotë Adem Demaçi
“Neve na ka kapur njëfarë flakë e madhe për pushtet, dhe po i harrojmë disa sende, disa rende - ka thënë veprimtari Adem Demaçi në fjalimin për nder të ish-komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqi - raporton e përditshmja kosovare EXPRESS. Demaçi është marrë edhe me Atifete Jahjagën duke e kritikuar fort për nderimin që i ka bërë Ahmet Zogut në Shqipëri.
Drejtues të PS kanë gjetur një endacak, të cilin do ta vrasin gjatë protestës - raporton "D"-ja te "KRYE.M"-ja
SHIU ia ka kaluar ish-Sigurimit të Shtetit, ose më saktë duhet thënë që ia ka kaluar në imagjinatë por është tmerrësisht më i trashë se ish-institucioni famëkeq i komunizmit. Lexoni më poshtë disa pjesë nga "dosjet e përgjimit" për 21 janarin, të lexuara dje në Kuvend nga një deputet socialist. Fakt skandaloz është konfirmimi i informacionit që përgjohemi si "armiq të qeverisë popullore", kurse pjesa tjetër tregon se me kë dhe me cfarë niveli kemi të bëjmë. Përgjimet kanë dhe disa "iniciale konspirative" në fund që tregojnë "linjat e raportimit".
Arvizu denoncon valën nacionaliste në Tiranë; Edi Rama e përshëndet
SHBA-të kanë vonuar, por nuk kanë munguar, ta thonë të tyren lidhur me tonet nacionaliste të dëgjuara gjatë javëve të fundit në Tiranë. Ka qenë ambasadori amerikan, Alexander Arvizu që ka folur: “SHBA-të kanë vënë re rritje të pavend në retorikën nacionaliste në vend, veçanërisht në javën e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe më pas…. Kohët e fundit aktorë të ndryshëm politikë kanë tentuar të përdorin etnicitetin për qëllime të ndryshme politike.
Thirrje “Shqipëri Etnike” përballë Partizanit të Beogradit
Thirrje “Kosovë, Kosovë” dhe “Shqipëri Etnike” mbushën pallatin e sportit të Bambergut, në Gjermani, ku u zhvillua dje një ndeshje vendimtare për fatet e Euroligës, ekuivalentes së Champions League në basketbollin europian. Të motivuar nga emri i kundërshtarit, Partizani i Beogradit, qindra kosovarë me banim në Gjermani u paraqitën në pallatin e sportit, për të mbështetur skuadrën vendase, në një ndeshje ku fituesi do të sigurojë biletën e kualifikimit midis 16 skuadrave më të mira të basketbollit në kontinent.
Kryeministri turk e dëshiron telenovelën historike mbi Sulejmanin sipas bindjeve të tij
Turqia po përjeton një betejë disi të pazakontë mes autoriteteve dhe një programi argëtues televiziv. Aktualisht në Turqi po shfaqet telenovela Muhtesem Yuzyil, për sulltanin më të famshëm turk – Sulejmanin e Madhërishëm. Drama historike televizive ka pasur sukses jo vetëm në Turqi, por edhe në Ballkan e Lindjen e Mesme. Skenaret plot intriga në mjediset e Haremit, mes konkubinave rivale të sulltanit dhe rivaliteti politik në Oborrin mbretëror e kanë bërë këtë një realizim shumë të suksesshëm.
Merkel: Në të ardhmen e afërt BE-ja nuk është në gjendje për zgjerim të mëtejshëm
Në një deklaratë qeveritare të mbajtur para parlamentit gjerman, kancelarja Angela Merkel i quajti të sukseshme masat e deritanishme për përballimin e krizës së euros. Që prej vitit 2010, në shtetet e zonës së Euros, janë përgjysmuar deficitet buxhetore. Në Irland, - shpjegoi Merkel, - deficiti i bilancit ekonomik është eliminuar pothuajse krejt, në Spanjë, Portugali dhe madje në Greqi ai është në ulje.
Përplasja në Census e Aleancës Kuqezi me Omonian: 400 mijë me 4 mijë
Para se të zhvillohej Censusi, dy organizata, Aleanca Kuqezi dhe Omonia bënë thirrje për bojkotim të pyetjes mbi etninë (AK-ja nuk ishte kthyer ne parti politike atëherë).
AK-ja dukej se motivohej nga frika se disa shqiptarë, për arsye ekonomike apo nga trysnia shtetërore, do të deklaroheshin të etnisë greke. Madje AK-ja dorzoi dhe një peticion të firmosur nga 20 mijë vetë për ta ndryshuar ligjin e Censusit.
Ndërsa Omonia bëri thirrje për bojkot të pyetjes mbi etninë, pasi në ligjin për Censusin u vunë sanksione ndaj të anketuarve që do të jepnin përgjigje të rreme.
Nuk do merrnit statusin edhe nëse votoheshin 3 ligjet. Nuk mjaftojnë - thotë ambasadorja gjermane
Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Carola Muller-Holtkemper, në një intervistë me gazetaren Erjona Rusi e ka nxjerrë goxha "zbuluar" Berishën, duke folur për çështjen e 3 ligjeve, mosvotimin e të cilave qeveria dhe makina e saj mediatike e kanë prezantuar si pengesën e vetme në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.