Merkel: Në të ardhmen e afërt BE-ja nuk është në gjendje për zgjerim të mëtejshëm

Në një deklaratë qeveritare të mbajtur para parlamentit gjerman, kancelarja Angela Merkel i quajti të sukseshme masat e deritanishme për përballimin e krizës së euros. Që prej vitit 2010, në shtetet e zonës së Euros, janë përgjysmuar deficitet buxhetore. Në Irland, - shpjegoi Merkel, - deficiti i bilancit ekonomik është eliminuar pothuajse krejt, në Spanjë, Portugali dhe madje në Greqi ai është në ulje. Rregullimet bankare janë duke ecur përpara, theksoi kancelarja, duke pasur parasysh vendimin e ministrave të financiave të vendeve të BE-së, të marrë mëngjesin e së enjtes (13.12.2012).
Më e rëndësishmja për të kapërcyer krizën, është që të gjitha vendet e BE-së të përmirësojnë aftësinë konkuruese në tregun botëror. Përndryshe, thekson Merkel "nuk do të jemi më në gjendje në të ardhmen që të sigurojmë mirëqënien tonë". Në shumë vende evropiane prodhimi industrial ka rënë brenda një periudhe të gjatë kohore, dhe Bashkimi Evropian nuk është marrë me këtë çështje. Sepse deri tani nuk kanë ekzistuar instrumentat për koordinimin e politikës ekonomike. Kjo duhet të arrihet tani. "Nëse ne paraqesim sot ose nesër një plan kohor për këtë, atëherë ky do të ishte një rezultat i mirë për Këshillin Evropian," tha kancelarja duke patur parasysh takimin e nivelit të lartë të BE-së.
Kancelarja Merkel në deklaratën në fjalë u prononcua edhe lidhur me mundësinë e zgjerimit të BE - shkruan faqja online e Deutsche Welle: "Në të ardhmen e afërt BE-ja nuk është në gjendje të pranojë vende të tjera anëtare. Në mes të vitit të ardhshëm është parashikuar që Kroacia të pranohet si vendi i 28 anëtar. Por nuk janë pjekur kushtet për fillimin e bisedimeve me vende të tjera". Re.Pu.
Comments
Po ne ?!
<p>Po ne ?!</p>
Add new comment