Presidentja është dashur ta dijë kush është Ahmet Zogu - thotë Adem Demaçi

“Neve na ka kapur njëfarë flakë e madhe për pushtet, dhe po i harrojmë disa sende, disa rende - ka thënë veprimtari Adem Demaçi në fjalimin për nder të ish-komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqi - raporton e përditshmja kosovare EXPRESS. Demaçi është marrë edhe me Atifete Jahjagën duke e kritikuar fort për nderimin që i ka bërë Ahmet Zogut në Shqipëri.
“Rasti i kësaj zonjës tonë Presidente... Nuk pajtohem me zonjën Presidente që shkoi atje në Shqipëri dhe mori pjesë me kryeministrin e Shqipërisë për ta rehabilituar Ahmet Zogun. Nuk pajtohem me këtë punë, nuk është punë e mirë.. Ne jemi popull që me gjak e kemi shkruar historinë. Presidentja është dashur ta dijë se Zogu ka ardhur në pushtet me ndihmën e serbëve dhe rusëve, ndërsa ka ikur në kohën më të keqe dhe i ka lënë shqiptarët nën mëshirën e fashistëve italianë...” - ka thënë ai.
Demaçi ka kritikuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka shfaqur ambicie të bëhet kryeministër. Ai ka thënë se Haradinaj duhet të presë zgjedhjet ose të bëhet zëvendëskryeministër, pasi këtë pozitë aktualisht e ka Hashim Thaçi. “Ramushi më pëlqeu disa ditë, por një ditë tha dua të bëhem kryeministër. S’më pëlqeu. Nuk më pëlqeu sepse janë votimet, janë rrugët e tjera, janë marrëveshjet, është një zëvendëskryeministër. Besoj se nuk do të ishte problem. Por të bëhet kryeministër, ku ta çojmë z. Hashim...”, ka thënë Demaçi, sipas EXPRESS. (A.N.)
Comments
E ka mbaru shkollen me
<p>E ka mbaru shkollen me korespondence, lum miku, nuk i ka bere te gjitha oret...</p>
Add new comment