Kryeministri turk e dëshiron telenovelën historike mbi Sulejmanin sipas bindjeve të tij

Turqia po përjeton një betejë disi të pazakontë mes autoriteteve dhe një programi argëtues televiziv. Aktualisht në Turqi po shfaqet telenovela Muhtesem Yuzyil, për sulltanin më të famshëm turk – Sulejmanin e Madhërishëm. Drama historike televizive ka pasur sukses jo vetëm në Turqi, por edhe në Ballkan e Lindjen e Mesme. Skenaret plot intriga në mjediset e Haremit, mes konkubinave rivale të sulltanit dhe rivaliteti politik në Oborrin mbretëror e kanë bërë këtë një realizim shumë të suksesshëm. Por kryeministri Recep Tayyip Erdogan nuk e pëlqen telenovelën: Ai thotë se Sulltan Sulejmani që portretizohet në telenovelë nuk i përngjet sulltanit që njeh ai nga librat. Kryeministri ka kritikuar hapur regjisorët dhe pronarët e stacionit televizv. Ai u ka kërkuar autoriteteve të hapin hetime mbi programin, megjithëse nuk është e qartë se cilat ligje mund të jenë shkelur.
Ballafaqimi mes njeriut më të fuqishëm të Turqisë dhe telenovelës më të suksesshme po diskutohet gjerësisht në media. Cengiz Aktar, politilog, shkruan në gazetën Taraf: "Si njeriu më i fuqishëm në Turqi, ai po përpiqet ta rishkruajë historinë sipas bindjeve të tij, për t’i prezantuar këta individë si perandorë që vetëm luten, drejtojnë perandorinë dhe bëjnë mirësi. Ky portretizim s’ka asnjë lidhje me historinë. Perandorët turq kishin shumë gra dhe jetonin mes luksit”.
Fakti është se qëkur kryeministri iu kundërvu telenovelës, shikueshmëria ka arritur shifra rekord. Por një ndër deputetët e afërt me kryeministrin është zotuar të propozojë një projekt-ligj për mbrojtjen e imazhit të figurave historike të vendit. Shkruan VOA: Qeveria turke shprehet haptazi se historia e vendit është tepër e rëndësishme dhe nuk mund t’u lihet dorë e lirë për interpretim emisioneve televizive. Por kritikët shprehen të shqetësuar se ka filluar të dëgjohet në korridoret e dikastereve shtetërore në Ankara tingulli i penës që po shkruan historinë e rishikuar dhe të sterilizuar të Turqisë. A.N.
Comments
Ja dhe një Sali tjetër ky
<p>Ja dhe një Sali tjetër ky është mentaliteti myslym deri sa ta kemë shpatën në dorë do presë të gjitha kokat majtas dhe djathtas ata që më pengojnë në zbatimin e mentalitetit tim nuk është çudi që ta shikojmë një ditë mbretin e Turqisë</p>
Erdogani eshte edhe me keq
<p>Erdogani eshte edhe me keq se Saliu. Te pakten Saliu nuk nderhyn ne besimin e njerezeve siç eshte duke bere Erdogani. </p>
Add new comment