Drejtues të PS kanë gjetur një endacak, të cilin do ta vrasin gjatë protestës - raporton "D"-ja te "KRYE.M"-ja

SHIU ia ka kaluar ish-Sigurimit të Shtetit, ose më saktë duhet thënë që ia ka kaluar në imagjinatë por është tmerrësisht më i trashë se ish-institucioni famëkeq i komunizmit. Lexoni më poshtë disa pjesë nga "dosjet e përgjimit" për 21 janarin, të lexuara dje në Kuvend nga një deputet socialist. Fakt skandaloz është konfirmimi i informacionit që përgjohemi si "armiq të qeverisë popullore", kurse pjesa tjetër tregon se me kë dhe me cfarë niveli kemi të bëjmë. Përgjimet kanë dhe disa "iniciale konspirative" në fund që tregojnë "linjat e raportimit". Ato "më të rëndësishmet" i venë "direkt kryeministrit" që identifikohet si "KRYE.M"-ja.
Më poshtë, një pjesë nga fjalimi i djeshëm i deputetit Isaraj:
"Në zakonet e këqija të pushtetit të Saliut, vendin kryesor padyshim, e zë 21 janari i 2011-ës dhe “përgjimet” e famshme parandaluese të SHIU-t. Ja disa prej tyre të “marra” në datat 20-të e 21-i nga pajisjet e telekomunikimit “lëshuar” në linjën Drejtor-Ministër/a-Kryeministër (shkurt linja D-MM-KRYE.M):
1. Interceptime të përfituara në prefekturën e Gjirokastrës, tregojnë se demonstruesit para se të nisen në Tiranë me 10-12 autobusë, do të djegin degën e LSI-së…. (D-M-KRYE.M)
2. Interceptime të përfituara në prefekturën e Tiranës tregojnë se drejtues të Partisë Socialiste, kanë gjetur një “Endacak”, të cilin do ta vrasin gjatë protestës. (D-KRYE.M)
3. Interceptime të përfituara tregojnë se gjatë ditës grupe të caktuara po përgatisin armë e granata në afërsi të “Kafes së Rremës” dhe në darkë do të bënin planin përfundimtar tek Bar Restorant Austria.. (D-M-KRYE.M)
4. Interceptime të përfituara tregojnë se në Laprakë, ka interesim për blerje çadrash me bishta të gjatë, të cilat do të modifikohen me shufra të rënda hekuri. Linja (D-direkt-KRYE.M)
5. Interceptime të përftuara që tregojnë se: ushtari profesionist E.B do të përgatiste 10-të bomba molotov, por u neutralizua, se atë ditë e vumë në shërbim; … e vazhdon “diarreja” inteligjente me ushtarakun nga Brari, D.K, i cili ofron armë falas për protestë… etj, etj. O zot çfarë niveli shërbimesh inteligjente në shërbim të Saliut... Ne si opozitë, tanimë jemi njohur me të dhëna të plota që, SHIU (ashtu dhe pjesë të tjera të Forcave të Armatosura) para, gjatë dhe pas 21 janarit të 2011-ës është përdorur në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore. Drejtësia një ditë do ta thotë vërtetë fjalën e saj, se Saliu nuk mund të vazhdojë të jetë ende edhe paditës edhe gjyqtar". (a.thano)

Në foto: Berisha në "Komisionin Parlamentar për Hetimin e Demonstrates së 21 janarit", duke deklaruar se ai "do të dorëzojë" të gjitha informacionet "që disponon" për ngjarjen e 21 janarit. Foto LSA (31 Janar 2011)
Comments
Hahahah, KRYE.M-ja jone ate

Hahahah, KRYE.M-ja jone ate dite duhet ti kete derguar "endacaket" ne periferi per te mbledhur kanoçe ate dite, per te shmangur gjakderdhjen e mishin e djegur. E thoni pastaj qe eshte çmendur KRYE.M-ja jone. Jo or vlla, me kesi informatoresh jo paranoik te behesh, por kanibal, nga ata qe hengren njeri tjetrin ne Ishullin e Pashkeve! Introibo ad altare dei!-do te thoshte James Joyce,

Ore ky KRYE.M, mos nuk eshte

Ore ky KRYE.M, mos nuk eshte Saaaliii?

Mos eshte KRYE.MUTI?

Ore si u be pune e komisionit

Ore si u be pune e komisionit hetimor ,asnje media nuk po thote gje ,pse xhanem kane hall se vene ne siklet Halimin apo Saliun

Edhe gazetaret si ushtare te salut dhe Imamit -----

hahah sa imagjinate te zgjuar

hahah sa imagjinate te zgjuar paska pas ky Zamir Alushi

Aahahaha, as ne perralla nuk

Aahahaha, as ne perralla nuk i gjen stisje kaq te bukura. Cte besh? Keshtu eshte kur ne SHIU dhe ne hallkat e tjera vendosen militante qe sapo kane dale nga shpellat e tropojes

Lexoni materialin e SHIU-t, e

Lexoni materialin e SHIU-t, e më pas kujtoni "tablonë sinoptike" të Liut, kundër PUQIT të 21 Janarit!

Idenë e çadrave si mjet sulmi e mori nga SHIU: "...në Laprakë, ka interesim për blerje çadrash me bishta të gjatë, të cilat do të modifikohen me shufra të rënda hekuri..."!

E transformoi në "...çadra pistoletë..." !

Kush njeh ndonjë Psikiatër të na ndihmojë me DIAGNOZEN!!!!!!!!!

Paguajme taksa e paguajme per

Paguajme taksa e paguajme per te tille nepunes shteti katandisur ne raportime ( absolutisht nuk merritojne kete fjale) si llogjet e plakave te lagjes...

Paguajme taksa e paguajme per kliente pushtetor 'turpi botes'...

Paguajme taksa e paguajme...vec llogari si kerkojme kujt si i perdorin...

Duke u njof me keto po mendoj

Duke u njof me keto po mendoj se eshte e shpejgueshme kembengulja e ambasadorit Arvizu se "kishte nje grup demonstruesish me mision". Sala te dhena te tilla ia ka kaluar edhe ambasadave te huja nje dite para 21 janarit. Mjerim i madh qe ata i kane marre te verteta idiotsinat e Sales dhe trapave te tij.

Idioti...ka

Idioti...ka deformuar-shkatarruar-matufepsur-budallepsur nje popull te tere..zaten ne te budallepsur kemi qene.

Add new comment