Masakër mbi fëmijë në një shkollë fillore në Kënektikat

Burimet në shtetin verilindor të Kënektikatit thonë se të paktën 26 persona, shumica fëmijë janë vrarë nga një person i armatosur që ka qëlluar me armë zjarri në një shkollë fillore. Togeri i policisë së shtetit të Kënektikatit u tha gazetarëve se viktimat janë nxënës dhe personel i shkollës dhe se autori i sulmit është i vdekur. Togeri nuk dha një numër të saktë të viktimave, duke thënë se prioritet për autoritetet ishte njoftimi i përindërve të fëmijëve dhe të afërmve të tyre. Një zyrtar nga zyra e guvernatorit tha se ai ishte tmerruar nga tragjedia dhe ka shkuar të takohet me anëtarët e familjeve të fëmijëve të vrarë.
Presidenti Barack Obama bisedoi në telefon me autoritetet në Kënektikat për të shprehur keqardhjen e tij dhe premtoi ndihma me burime federale.Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Obama ka biseduar me drejtorin e FBI-së për ngjarjen dhe po merr informacione të minutës së fundit.
Incidenti ndodhi sot në mëngjes në shkollën fillore Sand Hook në Njutaun, Kënektikat. Fotografitë dhe pamjet filmike nga vendngjarja tregojnë fëmijët që dalin me shpejtësi nga shkolla por u deshën disa orë para se të merreshin informacione për përmasat e tragjedisë.
Comments
Ky vend po vdes ngadale,
<p>Ky vend po vdes ngadale, perdite. Bejini mire llogarite nese doni te shkoni atje.</p><p> </p>
E rendesishme eshte qe loby i
<p>E rendesishme eshte qe loby i armatoreve te vazhdoje te grumbulloje fitime, se keto "collateral damages"(viktimat e padeshiruara)jane thjesht normalitet!</p>
Add new comment