Thirrje “Shqipëri Etnike” përballë Partizanit të Beogradit

Thirrje “Kosovë, Kosovë” dhe “Shqipëri Etnike” mbushën pallatin e sportit të Bambergut, në Gjermani, ku u zhvillua dje një ndeshje vendimtare për fatet e Euroligës, ekuivalentes së Champions League në basketbollin europian. Të motivuar nga emri i kundërshtarit, Partizani i Beogradit, qindra kosovarë me banim në Gjermani u paraqitën në pallatin e sportit, për të mbështetur skuadrën vendase, në një ndeshje ku fituesi do të sigurojë biletën e kualifikimit midis 16 skuadrave më të mira të basketbollit në kontinent.
Lajmi u raportua gjerësisht në mediat serbe, ku shkruhet se nuk pritej një atmosferë e tillë armiqësore në një qytet të vogël në krahinën e Frankonisë, në Gjermani. "Midis flamurëve dhe korreve shqiptare, spikatnin disa grupe të tifozerisë së njohur për besnikërinë dhe mbështetjen që i kanë dhënë kombëtares së Shqipërisë = raporton televizioni TCH. Re.Pu.
Comments
Ceshte ky raportim keshtu?
<p>Ceshte ky raportim keshtu? Kush po luante, se vetem Partizani i Beogradit ka dale ne pah, apo po lozte me vetveten. (?)</p><p> </p>
Ekipi tjeter eshte Brose
<p>Ekipi tjeter eshte Brose Bamberg, kampionia ne fuqi e Gjermanise ne basketboll. </p>
Add new comment