Nuk do merrnit statusin edhe nëse votoheshin 3 ligjet. Nuk mjaftojnë - thotë ambasadorja gjermane

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Carola Muller-Holtkemper, në një intervistë me gazetaren Erjona Rusi e ka nxjerrë goxha "zbuluar" Berishën, duke folur për çështjen e 3 ligjeve, mosvotimin e të cilave qeveria dhe makina e saj mediatike e kanë prezantuar si pengesën e vetme në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Holtkemper u pyet, ndër të tjera, nga gazetarja Rusi: "Ju përmendët kriteret që klasa politike duhet të përmbushë, në një vizitë që kam bërë së fundi në Berlin dhe nga takimet me disa zyrtare të Ministrisë së Jashtme gjermane, kuptova që ndjesia e përgjithshme ishte se Shqipëria nuk ka bërë mjaftueshëm dhe nuk do ta kishte marrë statusin edhe sikur këto tre ligje të ishin miratuar në parlament? Bini dakord me këtë?
Holtkemper: Edhe rekomandimi i KE i tetorit, nuk kufizohej në tre pjesë legjislativi. Padyshim janë të rëndësishme, por statusi do të vijë kur forcat politike të gjejnë një terren të përbashkët. Sepse 3 projektligjet aty janë. Nuk ka ndonjë pikëpyetje mbi këto ligje. Por reforma të tjera krahas tyre duhen implementuar. Kërkohet progres ashtu siç thuhet edhe në raport, përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe kur sheh konkluzionet e këshillit të ministrave te BE-se, të gjitha këto çështje janë sërish aty, bashkë me reformën ne gjyqësor dhe atë që njihet si track record, pra të tregohet zbatimi i këtyre ligjeve. Pra janë këto pikat që politika duhet të përmbushë jo për ne dhe jo për Bashkimin Europian por për shqiptarët. Përgjatë historisë së BE-se, plot standarde dhe vlera të përbashkëta dhe për të gjithë ata që duan të anëtarësohen në BE, duhet të nderojnë këto vlera të përbashkëta.
Në fakt gazetarja nuk e le me kaq dhe mirë bën. Ajo këmbëngul: "Me falni por duhet të insistoj pak në këtë pikë, sepse për fat të keq opinioni publik orientohet nga ajo çka thonë politikanët dhe ka pasur shumë polemika kohët e fundit lidhur me miratimin e këtyre tre ligjeve. Nuk dua të merrem me fajësimin e asnjë prej palëve, por thjesht për të qenë të qartë sepse qytetarët shqiptarë duhet ta dinë ashtu siç është, marrja e statusit nuk ka të bëjë vetëm me miratimin e ketyre tre ligjeve apo jo?"
Përgjigjet Holtkemper: Saktë. Dhe gjithashtu mendoj se duhet të largoheni nga ky rreth klasik i lojës së fajësimit dhe në vend të kësaj të fokusoheni në mënyrë konstruktive tek çështjet e rëndësishme duke arritur atë që përshkruhet si sundimi i ligjit... (a.th.)
Comments
Sequi dhe ministri i saj
<p> </p><p> </p><p>Sequi dhe ministri i saj thone ndryshe ...</p>
Add new comment