Arkiv-Lajme

Ylli Rakipi: A ka ndryshuar Berisha? Jo, kanë ndryshuar njerëzit që e thonë këtë gjë

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 07:10

Ish botuesi Ylli Rakipi ka dhënë një intervistë për Shekullin, ku krahas një ‘mea culpa’-je që ai e bën për të disatën herë për mënyrën se si e ka bërë gazetarinë në vitet ‘94-’98 (me gazetën e tij luftarake e në shërbim të pushtetit, Albania), bën dhe disa nënvizime interesante, shpesh autoironike:

-Koço Kokëdhima, me modelin e gazetës së shitur me çmim më të vogël se sa kostoja, po vuan efektin boomerang.

-Ju po më pyesni për Fahri Balliun … Fahriu? Cili Fahri? Ç’është kjo gjë?

-Me Mero Bazen u bënë 22 vjet që njihemi, 11 vjet kemi qenë armiq e 11 vjet miq.

“Edhe Saliu...” - Ruçi heq paralelet me K/ministrit dhe Ahmet Zogut, duke i quajtur binjakë siamezë

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 06:21

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, e ka krahasuar sot kryeministrin Berisha me si vëllain siamez Ahmet Zogut. “Ahmeti Zogu, sundimtari monark dhe Sali Berisha, sundimtari në emër të demokracisë ngjajnë si dy pika uji, si dy vëllezër siamezë...”, raporton portali gazetadita.al

3 skenarë për BE: dobësimi ekonomik dhe reformat strukturore, kolapsi, ose rilindja

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 05:50

 

Bashkimi Evropian nuk do të shpërbëhet dhe do të ketë rolin e rëndësishëm në skenën botërore deri në vitin 2030, njofton Euroactiv.

Seks?? Në Kosovë të rrahin, ose më e pakta të shkatërrojnë mobiljet

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 04:07

Në ditën kushtuar seksit, organizata kosovare “Kosovo 2.0” kam mbajtur aktivitete kushtuar seksualizmit në Kosovë. Në të do të prezantohej dhe numri i ri i gazetës “Seksi”. Deri këtu, është thjesht një punë rutinë e një shoqate sikur një “shoqatë” tjetër, e quajtur “ Paqja Studentore” të mos çohej peshë duke e konsideruar këtë eveniment të turpshëm. Madje, në mbrëmjen e së premtes një grup personash të paidentifikuar shkuan edhe më larg, duke e shkatërruar ambientin ku ishte planifikuar të mbahej aktiviteti, siç raporton gazeta Express, që i ka vënë shkrimit titullin “Banda e Turpit”.

Rama, varfëria dhe vota për PD shkojnë bashkë

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 03:15

 

Kryeministri i ka urdhëruar INSTAT-it të heqë pyetjet për varfërinë! Akuza është artikuluar nga kreu i PS-së Rama, gjatë një takimi për të prezantuar programin në Durrës.

Baze: Argita Malltezi edhe sikur të punojë në 5 universitete nuk justifikon as gjysmën e të ardhurave të deklaruara prej 12mijë USD nga mësimdhënia

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 15:22

Duket se “luftës” për të nxjerrë abuzimet në atë që Taulant Balla e quajti Blloku Blu, i është shtuar edhe Mero Baze me editorialin e sotëm te Tema. Me një llogari të thjeshtë, z. Baze, arrin në konkluzionin se deklarimi i pasurisë së znj. Malltezi është irracional: “Sipas deklaratës së pasurisë së saj, ajo fiton afërsisht 12 mijë dollarë në muaj vetëm nga mësimdhënia në universitete. Për ta provuar sa qesharake është kjo deklaratë, duhet të bëjmë disa llogari.

Universiteti Mesdhetar mbledh elitën politike e akademike të vendit në një debat mbi krizën ekonomike

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 15:18

“Albania and the Crisis: What’s next? Revisiting the Growth Model” – ky ishte titulli i dosjes që iu vu përpara pjesëmarrësve të një konference të natyrës shkencore, një pjesë e të cilëve ishin profesorë të huaj në lëmin e ekonomisë. “Shqipëria dhe kriza: Çfarë vjen më pas? Identifikimi i Modelit të zhvillimit” – ky është titulli në shqip.

(Veprimtari) Adem Demaçi thotë se nuk e ka "blerë" Thaçi, por këshillon Haradinajn të mos pretendojë më shumë se Zv/Kryeministër!

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 13:44

Veprimtari Adem Demaçi u ka dhënë përgjigje të gjithë atyre që po e akuzojnë se është blerë nga Kryeministri Hashim Thaçi. Adem Demaçi ka thënë se atë s’ka mundur ta blejë as Serbia e Jugosllavia, dhe se një gjë të tillë nuk mund ta bëjë as Hashim Thaçi, citon gazeta Express. Tejtër punë që Qeveria e Kosovës (lexo: Thaçi) i mundëson Demaçit një pagë mujore prej shtetit, ndërsa kohë më parë ka akorduar 90 mijë euro për botimin e librave të kolanës së tij, edhe pse duket e vështirë ti gjesh një titull tjetër profesional, përveçse “veprimtar”.

Qytetarët janë të parët... por jo kur kanë kërkesa!

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 13:35

Duket se edhe Bashkia Tiranë po adopton “filozofinë” që protestat në këtë vend tolerohen nëse janë vetëm ekonomike, e jo politike. Qytetarët janë mbështetur nga opozita pas problemeve me dritat, çka ka shqetësuar Bashkinë që ka dalë zyrtarisht me një thirrje: “Bashkia e Tiranës dhe Kryetari i saj, gjatë gjithë këtyre ditëve ka ndjekur orë pas ore situatën, në kontakt me komunitetin dhe përfaqësues të tjerë të zgjedhur të tij si dhe kanë ushtruar dhe vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj CEZ, për marrjen e përgjegjësive që i takon.

Spahiu: shtetasi Berisha po tenton të bëhet aksionar i nëntokës shqiptare, gjë që nuk e bënë as komunistët dhe as nazistët!

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 12:40

 

Duket se thesi i “krimeve” të “shtetasit” Sali Berisha është aq i fryrë sa t’i japë mundësi Kreshnik Spahiut të të artikulojë çdo javë nga një akuzë të re.

Në një tubim-protestë të zhvilluar nga AK në qytetin e Kuçovës. Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se rrëzimi i regjimit politik të shtetasit Sali Berisha është misioni historik i kuq e zinjve, sipas gazetës Shqip. Arseyja sipas Spahiut është se “shqiptarët po përballen çdo ditë e më shumë dhe ku përballë tyre është regjimi më i egër i 100 viteve të fundit.”

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme