Seks?? Në Kosovë të rrahin, ose më e pakta të shkatërrojnë mobiljet

Në ditën kushtuar seksit, organizata kosovare “Kosovo 2.0” kam mbajtur aktivitete kushtuar seksualizmit në Kosovë. Në të do të prezantohej dhe numri i ri i gazetës “Seksi”. Deri këtu, është thjesht një punë rutinë e një shoqate sikur një “shoqatë” tjetër, e quajtur “ Paqja Studentore” të mos çohej peshë duke e konsideruar këtë eveniment të turpshëm. Madje, në mbrëmjen e së premtes një grup personash të paidentifikuar shkuan edhe më larg, duke e shkatërruar ambientin ku ishte planifikuar të mbahej aktiviteti, siç raporton gazeta Express, që i ka vënë shkrimit titullin “Banda e Turpit”.
“Ne konsiderojmë se shoqëria kosovare ka nevojë për organizime që i shërbejnë ngritjes morale dhe akademike, e jo organizime të tilla çnjerëzore që i kontribuojnë së keqes dhe degradimit të kësaj shoqërie. Ne si organizatë studentore mbetemi të përkushtuar që të marrim traditën e punës së shteteve të Perëndimit, por kurrsesi t’i pasojmë në ato cilësi të cilat ne mendojmë se janë virus i një shoqërie të shëndoshë”, thuhet në komunikatën për mediet të lëshuar nga “Paqja Studentore”.
Që dhuna është bërë mjet i përditshëm komunikimi në trevvat shqiptare, kjo nuk është gjë e re. Por, qëkur dhe seksi është hequr nga lista e “virtyteve” të shqiptarit, kjo lë për t’u shqetësuar. Rritja e frymës konservatore në lidhje me shumë variabla të jetës shoqërore, paralajmëron një të ardhme të zymtë shoqërore pan-shqiptare.K.C.
Comments
E çfarë mund të presësh nga
<p>E çfarë mund të presësh nga një shoqëri që e konsiderojnë femrën si një plaçkë tregu dhe më e keqja është kur delë rinia kundër kësajë lirie se edhe ata janë të ngujuar në këtë mentalitet të cilin hoxha e predikonë me të madhe dhe ku është emacipimi i gruas ku të drejtat e njeriut i cili ka të drejtë ta ndërtojë jetën e tijë në përputhje me të drejtat që i takonë njeriut dhe kur nuk jemi në gjëndje të zbatojmë më elementaret si mund të predikojmë të aderojmë në një organizatë që këto i kosiderojnë të rëndësishme sa më shpejtë ta kuptojmë dhe të ndryshojmë drejtë perëndimit sepse atijë është përparimi dhe hvillimi i shoqërisë i do qëndrojmë këtu ku jemi dhe më poshtë drejtë lindjes dhe do ishte më e mirë që populli jonë të ndryshonte sa më shpejtë tek rënjët tona dhe të bëhen si të parët tanë në një gjuhë në një fe </p>
Kosova duhet te kete kujdes
<p>Kosova duhet te kete kujdes nga Medresete, si vatra te injorances, te ekstremizmit, te urrejtjes nderfetare! Bile ekstremizmi islamik edhe pse i izoluar ne Kosove, do te perdoret per qellimet me te mprapshta nga armiqte tane serbe e greke.</p><p><strong>KUJDES KUJDES KUJDES, Shqiperia, Ballkani, Europa, Bota, duan nje Kosove laike e civile, jo nje Kosove salafite! FEJA E VETME E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA!</strong></p>
Add new comment