Baze: Argita Malltezi edhe sikur të punojë në 5 universitete nuk justifikon as gjysmën e të ardhurave të deklaruara prej 12mijë USD nga mësimdhënia

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 15:22

Duket se “luftës” për të nxjerrë abuzimet në atë që Taulant Balla e quajti Blloku Blu, i është shtuar edhe Mero Baze me editorialin e sotëm te Tema. Me një llogari të thjeshtë, z. Baze, arrin në konkluzionin se deklarimi i pasurisë së znj. Malltezi është irracional: “Sipas deklaratës së pasurisë së saj, ajo fiton afërsisht 12 mijë dollarë në muaj vetëm nga mësimdhënia në universitete. Për ta provuar sa qesharake është kjo deklaratë, duhet të bëjmë disa llogari. Nëse Argita Berisha merr 12 mijë dollarë në muaj nga mësimdhënia në universitete private, ajo duhet të punojë afërsisht në 10 universitete (...) Nga anketimi i pronarëve të universiteteve rezulton se një orë mësimi si pedagog i jashtëm në një universitet, me gradat shkencore që ka Argita, shkon tek 30 deri 40 dollarë maksimumi. Një pedagog i jashtëm nuk jep kurrë më shumë se 4 deri 6 orë mësim në javë, pra afërsisht 250 dollarë në javë ose 1000 dollarë në muaj. Por sikur Argita të bënte një kombinim perfekt të orëve të mësimit, që të ishte gjithë javën e zënë dhe si e jashtme dhe si e brendshme, ajo nuk mund të bënte më shumë se 30 orë në javë, nga të cilat në maksimum ajo mund të mbulohej nga katër universitete...

Më tej, llogaritë e z. Baze nxjerrin se znj. Malltezi i bie që edhe nëse punon gjithë ditën, jep mësim çdo orë dhe paguhet nga 5 universitete, nga të cilët katër e paguajnë si të jashtme, prapë kjo i jep asaj vetëm gjysmën e pagës që ka deklaruar si të ardhur nga universitetet, pra afërsisht 6 mijë dollarë në muaj. Gjashtë mijë dollarë të tjera nuk mbulohen askund.

k.c.

 

 

shkrimi i plotë:

 

http://www.gazetatema.net/web/2012/12/15/a-njeh-dikush-ndonje-student-te-argites/

 

 

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Nuk është çudi kur babai deklaron se ka një euro në bankë përse mos të ketë të ardhurat e bija</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.