Universiteti Mesdhetar mbledh elitën politike e akademike të vendit në një debat mbi krizën ekonomike

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 15:18

“Albania and the Crisis: What’s next? Revisiting the Growth Model” – ky ishte titulli i dosjes që iu vu përpara pjesëmarrësve të një konference të natyrës shkencore, një pjesë e të cilëve ishin profesorë të huaj në lëmin e ekonomisë. “Shqipëria dhe kriza: Çfarë vjen më pas? Identifikimi i Modelit të zhvillimit” – ky është titulli në shqip.

Konferenca filloi sot në sallën e madhe të hotelit Sheraton, dhe do të vijojë tri ditë. Organizohet nga Universiteti Mesdhetar i Tiranës, duke patur si partner grupin mediatik Panorama dhe Bankën Kombëtare Tregëtare. Përveç të huajve me tituj, grada e përvoja akademike e managjeriale (profesor Justin Yifu Lin, Volker Treichel, Erich Hoedl, Vincenzo Scotti, Nabil Ayad, Joseph Mifsud, David Faraggi, Fernando Merino de Lucas, Vasileios Dagdilelis, etj), të binte në sy një kujdes për t’i dhënë një përmasë pankombëtare e ballkanike këtij aktiviteti. Ishin të pranishëm akademikë, profesorë, politikanë, deputetë, ministra, gazetarë, intelektualë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, etj, dhe ish kjo përmasë që bëri të mos vihej re mungesa e “njerëvze më të pushtetshëm” të vendit (Berisha, Rama, Topalli, Nishani, Meta), të cilët nuk u mor vesh nëse s’ishin ftuar, apo e kishin refuzuar ftesën.

Nëse organizatorët me Anastas Angjelin në krye kanë pasur – përveç synimeve akademike e shkencore – edhe një qëllim marketingu në këtë histori, ata me siguri ia kanë arritur qëllimit; veprimtaria ishte pretencioze e spektakolare. Në Shqipëri ka qenë prore qeveria që ka patur resurset, dhe motivimin, për të organizuar veprimtari të tilla.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

jo managjeriale more,,menaxheriale,,

Submitted by aliu (not verified) on

Keta universitetet private duke filluar nga ai i CILIT jane si universiteti i Kapos e Melamin Beratit tek portokallia.Mund te blesh diploma me kile

Submitted by raimondi (not verified) on

Ne fakt kjo krize qe ka ekonomia shqiptare eshte si pasoje direkte e Anastas Angjelit , i cili kur ishte ne pushtet me Nanon ne vend qe ta ndryshonte drejtimin e reformes ekonomike te Sales , e thelloi ate me shume duke ...shkateruar komplet  ekonomine shqiptare ........Ndersa tani pasi ekonomia vajti ne zero, ekonomioa jone po fillon ngritejn , s eme keq nuk mund te shkonte --

-Ndaj Caci eshte  nje nga  shkaktari\et  kryesor  te  kesaj krize ....shto pastaj korusioni  galopant ne kohe te Angjelit  qe kaloi cdo imagjinate njerezore me shitjen e AMC-se   per 93 milion dollare , kur ajo AMC e kishte vleren te pakten 2.2 Miliard dollare --

Interesant eshte se  nje i diskretituar si Caci  kur ishte ne drejtim ne kohe te Nanos,  (saqe edhe Nano qe ishte liberal fare dhe e pushoi Cacin nje fare kohe se Caci ishte skandal i koruptuar dhe armiqesor kundrejt Shqiperise ,)  behet Anetar i Akademise se Shqiperise ....

C'eshte kjo Akademi qe ka ne radhet te saj njerez qe punojne per ti bere varrin Kombit shqiptar ?--Pse lejohet akoma kjo Akademi shqiptare qe punon kuder shqiptareve ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.