Qytetarët janë të parët... por jo kur kanë kërkesa!

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 13:35

Duket se edhe Bashkia Tiranë po adopton “filozofinë” që protestat në këtë vend tolerohen nëse janë vetëm ekonomike, e jo politike. Qytetarët janë mbështetur nga opozita pas problemeve me dritat, çka ka shqetësuar Bashkinë që ka dalë zyrtarisht me një thirrje: “Bashkia e Tiranës dhe Kryetari i saj, gjatë gjithë këtyre ditëve ka ndjekur orë pas ore situatën, në kontakt me komunitetin dhe përfaqësues të tjerë të zgjedhur të tij si dhe kanë ushtruar dhe vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj CEZ, për marrjen e përgjegjësive që i takon. Shërbimi ndaj qytetarëve dhe trajtimi real i problemeve të tyre, duhet të jetë kauzë bashkimi dhe jo përçarje. Sulmet dhe shfaqjet politike nuk kontribuojnë aspak, në tejkalimin e problemeve dhe ofrimin e zgjidhjeve” deklaron Bashkia.

Ndërkohë, sipas portalit www.gazetadita.al kreu i këshilltarëve të Majtë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi, në ka reaguar në Twitter se argumenti i bashkisë është qesharak. “Një kryetar bashkie që nxjerr reagime ku i thotë opozitës se të jesh me qytetarët kur janë pa drita është konflikt politik, është qesharak!”, thuhet në reagimin e Dalipit. “Bashkia e Tiranës fton opozitën mos jetë në krah të qytetarëve për mungesën e energjisë por në krahun e saj. Marrëzia e Bashës në kulm!!!”

ja.se.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.