Llalla, prokurori i trojkës “që e pati mirë me të tëra palët”

Gazeta Mapo i kushton në numrin e sotëm vëmendje zgjedhjes së Adriatik Llalës, Kreprokurorit të ri. Zgjedhja e tij, i atribuohet “trojkës” dhe vota kundër e Topallit më tepër si protestë individuale ndaj mënyrës së zgjedhjes së një prokurori që ta ketë mirë “dhe andej dhe këtej”.
Shkruan Mapo:
Adriatik Llalla mori 75 vota dhe një kundërshtim thuajse publik nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Arsyeja? Njerëz të afërt të Kryeprokurorit nuk e lexojnë votën e saj kundër Llallës, por kundër “lojës” së zhvilluar në një fushë tjetër: atë të protagonizmit politik. Vetë Topalli lejoi të kuptohej se nuk ishte dakord as me kandidaturën dhe as me mënyrën e përzgjedhjes së llojit “kushdo qoftë, mjafton ta ketë mirë me të dyja palët”. Në të vërtetë, kandidatura e Llallës u qep sipas kallëpit “boll që të mos kundërshtohet nga asnjëra palë”. Lista e gjatë e njerëzve që prisnin asgjë më pak se fatin e tij ishte e gjatë. Burime pranë Presidencës bëjnë me dije për MAPO-n se kishte kandidatura të tjera me lobim edhe më të fortë, çka justifikojnë edhe ngeshmërinë e presidentit Nishani me dekretin e nxehtë. Madje, “pazari” për kryeprokurorin ishte thuajse i vulosur të premten para dekretit me emrin e një tjetër prokurori, Eugen Beçi, i cili nuk siguroi kuorumin e nevojshëm politik dhe diplomatik. Adriatik Llalla garoi deri në fund me të, Sandër Simonin e ndonjë emër tjetër tashmë të lakuar e doli në krye të listës me një kapital të padiskutueshëm: bekimin e trojkës së ambasadorëve.
Ja.Se.
Comments
Dhe në qoftë njëeri i tillë
<p>Dhe në qoftë njëeri i tillë do presim që të bëjë drejtësi më kujtohet ai nënëpunësi që punonte në fshat dhe kontrollonte fshatarët se kush i kishte shlyer detyrimet ndaj shtetit kur i thoshte fshatarit mos u shqetëso se do ta regullojmë se ke të drejtë e në qoftëse njeri i tillë më mirë mos ta kemi</p>
cfare zgjedh maçoku gjuajne
<p>cfare zgjedh maçoku gjuajne per minj!!!! Jane babda e Saliut!!!!! Mos prisni asgje.</p>
Add new comment