(Veprimtari) Adem Demaçi thotë se nuk e ka "blerë" Thaçi, por këshillon Haradinajn të mos pretendojë më shumë se Zv/Kryeministër!

Veprimtari Adem Demaçi u ka dhënë përgjigje të gjithë atyre që po e akuzojnë se është blerë nga Kryeministri Hashim Thaçi. Adem Demaçi ka thënë se atë s’ka mundur ta blejë as Serbia e Jugosllavia, dhe se një gjë të tillë nuk mund ta bëjë as Hashim Thaçi, citon gazeta Express. Tejtër punë që Qeveria e Kosovës (lexo: Thaçi) i mundëson Demaçit një pagë mujore prej shtetit, ndërsa kohë më parë ka akorduar 90 mijë euro për botimin e librave të kolanës së tij, edhe pse duket e vështirë ti gjesh një titull tjetër profesional, përveçse “veprimtar”.
Prandaj nuk është e vështirë të kuptosh sep Adem Demaçi mbron Thaçin e “qorton” Haradinajn pse do të bëhet kryeministër. Ai ka thënë se Haradinaj duhet të presë zgjedhjet ose të bëhet Zëvendëskryeministër, pasi pozitën e Kryeministrit aktualisht e ka Hashim Thaçi.
“Ramushi më pëlqeu disa ditë, por një ditë tha dua të bëhem Kryeministër. S’më pëlqeu. Nuk më pëlqeu sepse janë votimet, janë rrugët e tjera, janë marrëveshjet, është një Zëvendëskryeministër. Besoj se nuk do të ishte problem. Por të bëhesh Kryeministër, ku ta çojmë z. Hashim, ku ta çojmë”, ka thënë Demaçi. K.C.
Add new comment