Spahiu: shtetasi Berisha po tenton të bëhet aksionar i nëntokës shqiptare, gjë që nuk e bënë as komunistët dhe as nazistët!

Duket se thesi i “krimeve” të “shtetasit” Sali Berisha është aq i fryrë sa t’i japë mundësi Kreshnik Spahiut të të artikulojë çdo javë nga një akuzë të re.
Në një tubim-protestë të zhvilluar nga AK në qytetin e Kuçovës. Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se rrëzimi i regjimit politik të shtetasit Sali Berisha është misioni historik i kuq e zinjve, sipas gazetës Shqip. Arseyja sipas Spahiut është se “shqiptarët po përballen çdo ditë e më shumë dhe ku përballë tyre është regjimi më i egër i 100 viteve të fundit.”
Protestuesit pas tubimit u drejtuan drejt puseve të naftës, të cilët partia-shtet përveç përvetësimit klientelist material i kishte ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të partisë demokratike. Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi kanë ngjyrosur kuqezi këto puse nafte duke lëshuar mesazhin e fortë se pasuria kombëtare e shqiptarëve nuk mund të jetë e asnjë pushteti apo partie-shtet.
Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi deklaruan, se nafta është pasuri e Shqipërisë dhe jo e partisë. Sipas tyre shtetasi Berisha po tenton të bëhet aksionar i nëntokës shqiptare, gjë që nuk e bënë as komunistët dhe as nazistët. Ja.Se.
Add new comment