3 skenarë për BE: dobësimi ekonomik dhe reformat strukturore, kolapsi, ose rilindja

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 05:50

 

Bashkimi Evropian nuk do të shpërbëhet dhe do të ketë rolin e rëndësishëm në skenën botërore deri në vitin 2030, njofton Euroactiv.

Kjo është vlerësuar në një raport të Këshillit Informativ Kombëtar të SHBA-ve, ku janë shpalosur dhe parashikuar tre skenare të mundshme për BE si: dobësimi në planin ekonomik dhe reformat strukturore, kolapsi dhe rilindja. 
Në raportin e titulluar “Trendet globale 2030: Botërat Alternative” nënvizohet  se në aspektin politik dhe ekonomik në Evropë ardhmëria e BE-së është shumë e pasigurtë. 
“Madje nuk ekziston koncesus për  formën dhe rolin e ardhshëm të rajoni, dhe ekspertët dakordohen se nuk do të jetë një Evropë e sotme”, shkruan raporti, të cilit i referohet dhe agjensia INA.
Në raportin 160 faqesh nënvizohet se ekonomia evropiane, përveç krizës aktuale në eurozonë përballet edhe me probleme të mëdha strukturore. Një shqetësim në vendet e BE-së është mungesa e aktiviteteteve për hulumtime dhe zhvillim si dhe shqetësim për rritjen e shkallës së popullsisë së plakur dhe papunësisë. Ja.Se

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.