Arkiv-Lajme

Unë kam nevojë të marr direktiva më shumë sesa të jap. (E thotë... Berisha)

Postuar në 18 Dhjetor, 2012 04:00

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje pasdite një "bashkëbisedim me gazetarët" (kështu i quajnë edhe vetë gazetarët në raportimet e tyre këto takime) pjesë nga i cili gjenden të shpërndara kush në një temë e kush në një tjetër, nëpër mediat e sotme.

Përgjigjet e kryeprokurorit të ri për 21 Janarin dhe Gërdecin në intervistën e parë në detyrë

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 19:22

Adriatik Llalla ka dhënë mbrëmë në Zërin e Amerikës një intervistë për gazetarin Ilirjan Agolli, ku ndër të tjera është pyetur edhe për 21 Janarin dhe Gërdecin si dhe për perceptimin negativ që kanë qytetarët për drejtësinë për shkak të mosndëshkimit të politikanëve të lartë edhe kur këta bëjnë hapur krime. Më poshtë një pjesë nga përgjigjet e tij:
Zëri i Amerikës: Qytetarët kanë një perceptim shumë negativ për cilësinë e punës në sistemin e drejtësisë, gjykatësit, prokurorët, avokatët. Kryesisht ky perceptim vjen prej faktit se nuk dënohen zyrtarë të lartë.

Vetëm pak km nga Tirana, njerëzit kanë filluar të vetëmbrohen me armë

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 14:13

FOTO LAJM - Mungesa e rendit në disa fshatra të Shën Gjergjit vetëm pak kilometra nga Tirana dhe sulmet e vazhdueshme të bandave të armatosura kanë detyruar banorët e tyre te organizojne vete mbrojtjen e shtepive te tyre. Vetem gjate javeve te fundit bandat kane djegur te pakten 5 shtepi te braktisura te kesaj zone, nderkohe qe permes kercenimeve dhe dhunes kane grabitur shpesh here edhe bagetite e banoreve te zones.

Tatimi progresiv, i Spiro Kolekës apo i Sali Berishës?

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 12:35

Në konferencën e sotme për shtyp, Berisha, ndër të tjera, tha se, idenë e tatimit progresiv, Rama e ka kopjuar nga Spiro Koleka. Por ka një problem me këtë deklaratë të Berishës – në kohën e Kolekës tatimi ishte i sheshtë, njësoj për të gjithë; quhej e ardhura e centralizuar e shtetit. Ndërsa kur erdhi Berisha për herë të parë në pushtet, firmosi një ligj që shenonte kalimin nga tatimi i sheshtë në tatimin progresiv. Në datën 14 korrik 1992, Presidenti Berisha firmosi ligjin 7585, sipas të cilit, tatimi mbi të ardhurat personale do te ishte progresiv, me shkallëzim 10%, 20% e 30%.

Udhëheqësi i PD pritet të mbajë nesër një fjalim frymëzues mbi çështjen e Kukësit

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 11:04

Seanca parlamentare e ditës së enjte do të vendosë mbi kërkesën e grupit parlamentar socialist për ngritjen apo jo të komisionit hetimor parlamentar për qarkun e Kukësit. Ky është vendimi i marrë sot nga Konferenca e Kryetarëve, mbledhje e cila miratoi kalendarin dy javor të punimeve të Kuvendit.

ERE bllokon llogaritë bankare të CEZ. (kjo e fundit bën një deklaratë ku duket sikur thotë: Mëshirë!)

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 10:52

Kompania CEZ bëri të ditur sot se ERE i ka bllokuar të gjithë llogaritë bankare për shkak të gjobës së vënë nga kjo e fundit para dy muajsh dhe mos pagesës së kryer nga CEZ. Kompania çeke, e cila ka mërrë kohët e fundit mbi vete mërinë e qeverisë, ka dërguar një deklaratë për media në redaksitë e lajmeve, ku ndër të tjera shkruhet:

A është mbushur kupa?

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 08:51

Ashtu siç ndodh pas çdo masakre me armë, edhe këtë herë në SHBA ka shpërthyer debatet rreth ligjeve për armët. Ndryshe nga deri tani, përkrahësit e ligjeve më të rrepta shohin këtë herë një shans. "Kjo mund të jetë një pikë kthese", - për këtë ishin të një mendje pjesa më e madhe e të ftuarve në biseda në televizionin amerikan të dielën (16.12.), në qendër të të cilave ishte masakra në shkollën fillore Sandy-Hook në Connecticut.

Nëse jo patriot, çfarë ishte Enver Hoxha?

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 08:45

E nëse jo patriot, çfarë qe Enver Hoxha? - ngre pyetjen në edtorialin e tij të sotëm në të përditshmen SHQIP. Andrea Stefani. E thotë që në fillim që po ritrajton këtë temë sepse "reagimet e shumta për artikullin “Enver Hoxha patriot?! Një lajthitje e Rexhep Qoses”, detyrojnë shprehjen më eksplicite të opinionit se çfarë qe Enveri".

Kaçaku i Kaçanikut

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 08:08

Në Kosovë, Gjykata Komunale e Kaçanikut sot paradite i ka dorëzuar policisë urdhrin për kërkimin dhe arrestimin e Xhabir Zharkut (ish-kryebashkiaku lokal) në tërë vendin. "Sot, rreth orës 9:00 e kemi marrë urdhrin e Gjykatës Komunale të Kaçanikut për kërkimin dhe arrestimin e Xhabir Zharkut në tërë Kosovën. Urdhrin menjëherë ia kam kaluar Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj”, ka thënë per mediat kosovare Mehmetali Hajdini, komandant i Stacionit Policor të Kaçanikut.

"Nuk duhet..." apo "Nuk beson se..." në një citim të Mark Markut për nacionalizmin alla-Berishë

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 07:23

"Ky patriotizëm spontan dhe i mrekullueshëm që miliona shqiptarë shfaqën në këto kremtime do të mund të instrumentalizohej politikisht duke u shndërruar në zell partiak. Për më tepër do të ishte krim nëse kjo atdhedashuri e natyrshme dhe e shëndetshme do të shndërrohej në një çmenduri nacionaliste. Forca politike dhe individë të papërgjegjshëm po kërkojnë ta bëjnë një gjë të tillë, por PD nuk besoj se do t’i bashkohet skotës së sharlatanëve ambulantë të nacionalizmit..."

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme