Kaçaku i Kaçanikut

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 08:08

Në Kosovë, Gjykata Komunale e Kaçanikut sot paradite i ka dorëzuar policisë urdhrin për kërkimin dhe arrestimin e Xhabir Zharkut (ish-kryebashkiaku lokal) në tërë vendin. "Sot, rreth orës 9:00 e kemi marrë urdhrin e Gjykatës Komunale të Kaçanikut për kërkimin dhe arrestimin e Xhabir Zharkut në tërë Kosovën. Urdhrin menjëherë ia kam kaluar Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj”, ka thënë per mediat kosovare Mehmetali Hajdini, komandant i Stacionit Policor të Kaçanikut. Ai ka pohuar se nga sot emri i Zharkut do të figurojë në listën e personave të kërkuar nga policia edhe në vendkalimet kufitare të vendit. Ish-kryetari i Kaçanikut, Zharku, i dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe për armëmbajtje pa leje, të dielën, nëpërmjet një letre drejtuar mediave ka deklaruar se nuk e ka në plan të dorëzohet.

Raporton EXPRESS: "...Xhabir Zharku është bërë i gjallë. Përmes një letre publike, të dërguar nga adresa elektronike e djalit të tij, ish-Kryetari i Kaçanikut tha se nuk do t’u dorëzohet organeve të drejtësisë. Madje, ai kërcënoi EULEX’in se do të publikojë materiale inkriminuese për të. Zharku, i dënuar me tri vjet burgim, kërkoi të rigjykohet nga kosovarët e jo nga europianët..." - Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.