Arkiv-Lajme
8 propozime të PS
Më poshtë janë në formë të përmbledhur 8 propozime të PS-së të prezantuara sot nga deputetja Mimi Kodheli për lehtësimin e barrës fiskale:
Shënim: Kukësi apo Berati?
Diskutimet rreth mandateve parlamentare që do të ketë qarku i Kukësit dhe i Beratit kanë qenë në vëmendje të opinionit publik ditët e fundit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme për popullsinë e regjistruar në gjendjen civile, i bie që qarku i Kukësit të ketë 4 mandate (aq sa kishte në 2009-ën) dhe qarku i Beratit të ketë 7 mandate (një më pak se sa kishte në 2009-ën). PS-ja pretendon se popullsia është rritur në mënyrë artificiale në qarkun e Kukësit, krahasimisht me atë të Beratit, në mënyrë që një mandat që i shkon Tiranës, të mos i hiqet Kukësit, por t’i hiqet Beratit.
Greqia refuzon rezolutën e çështjes çame
Ambasada greke në Tiranë nuk ka pranuar të depozitojë në protokollin e saj zarfin e përcjellë nga shërbimet postare, i cili mbante brenda rezolutën çame. Kështu, gjatë ditës së djeshme rezoluta e çështjes çame i është vënë në dispozicion të gjitha ambasadave të akredituara në Tiranën zyrtare, ku është pranuar prej tyre, përveç refuzimit që i është bërë nga ambasada greke.
Për Gjinushin, ndërkombëtarët ndahen në dy kategori
"Qeveria, LSI dhe Komisioni Europian janë përgjegjëse për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat". Një akuzë e tillë erdhi dje nga kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi. Kryetari socialdemokrat vlerësoi si jo korrekte qëndrimet e një pjese të ndërkombëtarëve të përfshirë në vlerësime për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Lobi i armëve në SHBA
Në maj të vitit 1999, vetëm 11 ditë pas masakrës në Shkollën e Mesme Columbine që mori 12 jetë nxënësish dhe të një mësueseje, presidenti i Shoqatës Kombëtare të Armëve, (NRA) Charlton Heston, (në foto) doli në një podium publik. Ai ndodhej 20 kilometra larg vendit të të shtënave. "Të mos vija këtu?" pyeti 78-vjeçari, duke ironizuar kërkesën e kryebashkiakut të Denverit që i kishte kërkuar atij të anulonte takimin vjetor të NRA-së. "Ne jemi aktualisht këtu. Ky komunitet është shtëpia jonë. Çdo komunitet në Amerikë është shtëpia jonë. Ne kemi një histori 128-vjeçare këtu."
Kush i ka nxjerrë këto 1,3 miliardë dollarë para të paligjshme nga Shqipëria 5 vitet e fundit?
Rreth 1,3 miliardë dollarë para të paligjshme janë trasferuar nga Shqipëria 5 vitet e fundit. Lajmi bëhet I ditur nga zëdhënësi i Global Financial Integrity (GFI) Clark Gascoign, i cili ka publikuar sot një raport mbi transferimin e paligjshëm të parave. Sipas grupit amerikan, paratë në sasinë sa 1/3 e buxhetit në total të Shqipërisë kanë dalë jashtë vendit në një hark kohor prej 5 vitesh. Largimi i parave është kryer përmes korrupsionit, evazionit fiskal apo aktiviteteve të tjera ilegale.
'97-a komplot komunist grek? Njerëzit evoluojnë - thotë ambasadori i ri i Shqipërisë në Britaninë e Madhe
Mal Berisha, do të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në Britaninë e Madhe. Për këtë arsye, ai është marrë në pyetje gjatë ditës së djeshme në Komisionin e Politikës së Jashtme. Mal Berisha ka shkruar së bashku me Edit Harxhin (aktualisht zv.ministre e Jashtme) për ngjarjet e vitit 1997, ku e cilësonte atë që ndodhi si "një komplot komunist-grek". E perditshmja SHQIP raporton se ai u pyet dje nga një deputet i Komisionit, nëse u qendron ende këtyre deklaratave. “Atë kohë që e kam shkruar kanë qenë rrethana të tjera, njerëzit evoluojnë.
FOTO: Berisha kundron veten në Ipad (gjatë votimit për Nishanin). Dhe "Berisha në Falsbook" - sipas Ditë-s
Në këtë foto shihet kryeministri Sali Berisha i ulur në vendin e tij në Kuvend që kundron - nuk dihet për c'arsye - fytyrën e vet në ekranin e Ipadit të tij. Fotografia është botuar në numrin e sotëm të së përditshmes DITA dhe është shkrepur në 11 qershor 2012 gjatë seancës parlamentare të votimit për Bujar Nishanin si President i ri i Republikës në raundin e katërt të këtij procesi.
Bode, Fullani etj.: Cilësia e kredive ka vijuar të dobësohet
Me 15 ditë vonesë, Banka e Shqipërisë ka publikuar një deklaratë për shtyp rreth mbledhjes së Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF), të kryesuar nga Ministri i Financave dhe në të cilën morën pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, drejtues të tjerë dhe eksperte të këtyre institucioneve.
Siguri "tmerrësisht e pamjaftueshme" - konkludojnë hetimet mbi sulmin në Benghazi
Një komision i pavarur amerikan që hetoi sulmin e 11 shtatorit 2012 në Libi, i cili rezultoi në vdekjen e katër amerikanëve, ka arritur në përfundimin se siguria në misionin diplomatik në Bengazi ishte "tmerrësisht e pamjaftueshme."