Lobi i armëve në SHBA

Në maj të vitit 1999, vetëm 11 ditë pas masakrës në Shkollën e Mesme Columbine që mori 12 jetë nxënësish dhe të një mësueseje, presidenti i Shoqatës Kombëtare të Armëve, (NRA) Charlton Heston, (në foto) doli në një podium publik. Ai ndodhej 20 kilometra larg vendit të të shtënave. "Të mos vija këtu?" pyeti 78-vjeçari, duke ironizuar kërkesën e kryebashkiakut të Denverit që i kishte kërkuar atij të anulonte takimin vjetor të NRA-së. "Ne jemi aktualisht këtu. Ky komunitet është shtëpia jonë. Çdo komunitet në Amerikë është shtëpia jonë. Ne kemi një histori 128-vjeçare këtu."
Me 4,3 milionë anëtarë dhe 80 milionë amerikanë të tjerë, zotërues armësh, NRA është një strukturë e fuqishme në kulturën dhe politikën amerikane. Por në të gjithë Amerikën, fjalët e Hestonit u përjetuan keq. Reagimi i ashpër kulmoi me publikimin e dokumentarit të Michael Moore-it, "Ulrike Gruska", i cili përmbante copëza nga fjalimi i Hestonit. Në forume në mbarë internetin, avokatët e NRA-së pretendonin se Moore kishte keqintepretuar tmerrësisht NRA-në duke shkëputur pjesëza nga fjalimi i Hestonit.
Gjithsesi NRA e mori mesazhin, pjesërisht. Ajo nuk ka një përgjigje publike për masakrën e Virginia Tech-ut që shkaktoi 37 viktima dhe 17 të plagosur, dhe ende nuk ndjeu nevojën për të rifreskuar faqen e saj zyrtare të internetit, e cila përmbante pika agresive të një fjalimi të mbajtur tri ditë më parë në takimin vjetor të NRA-së. Sulmet e fundit, mbi të gjitha, u kryen me pistoleta, një armë zjarri relativisht e pakundërshtueshme në kulturën amerikane.
Përsa i përket lëvizjes së radhës nga ana e NRA-së, Dr. Patrick ka një parashikim të qartë për të ardhmen e organizatës më të madhe amerikane të armëve të zjarrit. "Anëtarësimet në NRA do të rriten ndjeshëm nga kjo situatë," thotë profesori. "Në vitet 1990, sa më shumë "nam të keq" të kishte NRA-ja, aq më shumë shtoheshin anëtarët e saj." D.W.
Më shumë:
http://www.dw.de/lobi-i-arm%C3%ABve-n%C3%AB-shba-terri-media...
Comments
Mos u merrni me lajmet e nje

Mos u merrni me lajmet e nje vendi absurd, me shoqata absurde, me nje shoqeri totalisht te pakulturuar dhe te civilizuar.

Kam lexuar nje shprehje diku qe thote: Be a good American........DON'T THINK"

Dhe eshte pikerisht keshtu. Ne asnje vend te botes nuk ka kaq pasivitet sesa shoqeria amerikane. Dhe nese ke te drejte te protestosh , atehere protesta shtypet me dhune nga policia (shiko protesten "Occupy Wallstreet"). Eshte nje shoqeri e cila eshte telet e polarizuar dhe aspak homogjene. Ne nje hapesire kaq te madhe dhe me nje popullsi mbi 300 milione, vetem Manhattani, Bostoni, Chicago, LA, dhe Washington DC jane me te ngritura. Pjesa tjeter jeton ne nje moskokecarje dhe terr total. Ndaj edhe lindja e te tilla organizatave si NRA qe mbrojne te drejten per te mbajtur arme, nje e drejte aspak e justifikueshme ne nje kohe qe paguan taksta per te patur polici qe te mbroje.

Kurre nuk kam pare ne kete vend nje proteste rinore per ceshtjet e dites, papunesi, rritje e tmerreshme cmimesh, pagesa te paperballueshme per shkollim, protesta kunder vrasjeve makabre si kjo e fundit. Kurre nuk kam pare nje emision debat sic ka ne Europe per ceshtje sociale. Stationet jane mbushur me reality show qe jane nje pasqyrim i nivelit te ulet kulturor te shoqerise amerikane. Kurre nuk kam pare nje proteste kunder ushqimeve aspak te shendeteshme qe shiten, kunder produkteve blegtorale qe shiten neper supermerkato te ngjyrosura me boje te kuqe per tu dukur te fresketa. Kurre nuk kam pare nje proteste per 40 milione qe jetojne me tollona, apo kur 70 milione nuk kane sigurime shendetesore.

Dhe se fundmi, kjo masakra, ku dalin e thone 1000 llafe por qe ne fund asgje nuk do behet.

Ke mese te drejte. Ketu
Ke mese te drejte. Ketu njerezit nuk dine te protestojne. Por edhe nese nje grup njerezish del e kerkon nje te drejte i vene policine perpara dhe i arrestojne. Dhe te mbetet recordi. Te keqen e njolles se biografise se komunizmit. Me recordin sekret ne biografine tende ketu ne amerike harroje te ardhmen tende. Eshte nje shoqeri e percare, individuale, e frikesuar, pa nje identitet te perbashket, pa nje ze proteste e cila eshte si nje alien per ato.
Perkthim si ta kishte bere

Perkthim si ta kishte bere nje i klases se 5-te!

Armet ne dyqind vjet ne

Armet ne dyqind vjet ne Amerike, dhe nuk kane vrare kaq sa keto dekadat e fundit. Kane pasur vetem dy vrasje te tilla para viteve '80, njera ne vitin 1940 dhe tjetra ne vitet '60.

Duhen kufizuar armet e renda, pa diskutim, por eshte industria Hollivudiane e filmit qe ka coroditur mendjen e amerikaneve, eshte ajo qe terheq kembezen. Sot shajne filmat e komunizmit , qe kishin luftime dhe vrasje te pushtuesit ne kuadrin e betejeva mes dy ushtrive, ose se shumti vrasjen e ndonje spiuni, kurse filmat e sotem i kane transferuar teresisht armet dhe vrasjet ne jeten civile, ne situatat me paqesore, me familjare, me personale dhe me intime te jetes te se njeriut. Nje adoleshent 20 vjecar, me 5 ore TV ne dite qe nga mosha 8 vjec, ka pare mijera e mijera vrasje ne sferen e jetes qytetare, si ne ekranin e shtepise, ashtu dhe ne kinema ne Technicolor.

Armet ne dyqind vjet ne

Armet ne dyqind vjet ne Amerike, dhe nuk kane vrare kaq sa keto dekadat e fundit. Kane pasur vetem dy vrasje te tilla para viteve '80, njera ne vitin 1940 dhe tjetra ne vitet '60.

Duhen kufizuar armet e renda, pa diskutim, por eshte industria Hollivudiane e filmit qe ka coroditur mendjen e amerikaneve, eshte ajo qe terheq kembezen. Sot shajne filmat e komunizmit , qe kishin luftime dhe vrasje te pushtuesit ne kuadrin e betejeva mes dy ushtrive, ose se shumti vrasjen e ndonje spiuni, kurse filmat e sotem i kane transferuar teresisht armet dhe vrasjet ne jeten civile, ne situatat me paqesore, me familjare, me personale dhe me intime te jetes te se njeriut. Nje adoleshent 20 vjecar, me 5 ore TV ne dite qe nga mosha 8 vjec, ka pare mijera e mijera vrasje ne sferen e jetes qytetare, si ne ekranin e shtepise, ashtu dhe ne kinema ne Technicolor.

Ulrike Gruska ???

Ulrike Gruska ??? Dokumentari i Michael Moore titullohet ''Bowling for Columbine''

Ha....ha....ha..... cfare

Ha....ha....ha..... cfare idiotlleqesh ! Per veprimet e njerezve e paskan fajin sendet ???! Ha.....ha....ha...

Hajde logjike , hajde ...! Ne vend te debatohet dhe te diskutohet per shkaqet per njerezit vrasin ....dhe te punohet per eleminimin e ketyre shkaqeve , merren me diskutimin e sendeve dhe zhdukjen e tyre (sepse e kane fajin armet ?) ! O njerez merruni me shkaqet e krizes identitare njerezore , pa mjetet per te vrare gjenden ! Njeriu ka vrare gjithe jeten e tij edhe me gure ....... vazhdon te vrase edhe sot me gure !

Po si do te "mbulohen" pasojat sociale te nje sistemi qe orinton njerezit drejt krizave ekonomike , psikike , sociale etj. etj. ? Si ka mundesi qe kapet pas vrasjeve te dhjetra njerezve dhe hesht per vrasjen e mjedisit qe vret njekohesisht miliona njerez ?

Per injorantet , ka gjithmone nje shpegim te "arsyeshem" qeveritar ......ha....ha....ha...

Kam pershtypjen se nese ai i

Kam pershtypjen se nese ai i çmenduri qe vrau femijet dhe nenen e vet, po te ishte i armatosur me gure, do kish vrare me pak. A nuk vlen ligji per kufizimin e armeve, qofte edhe sikur te shpetoje nje jete te pafajshme?

Sende te tilla, ne doren e

Sende te tilla, ne doren e njerzve me cfaredo lloj problemi, sjellin tragjedira ne numer me te madh! Po sikur ketyre lloj njerzve tu lihet e drejta te blejne edhe nje tank, cfare mund te presesh? Pra ka te beje shume qe ke nje send qe ben dem me te vogel, apo dem te madh, se nje njeri apo dy maksimumi sikur te jesh i cmendur mund ta vrasesh edhe me gur apo thika, por dhjetra e qindra i vret kur ke sende te tilla.

NRA ka fuqi me shume se

NRA ka fuqi me shume se sindikatat ne Kongres fale lobingjeve te produktoreve te armeve.Obama nuk do beje dot asgje,por fjalet qe i takonin i tha.Imagjinoni sikur Arnold Shwarzenegger te kishte lindur ne ndonje anije amerikane do ta propozonin per president sepse ne memorjen amerikane ai ka muskuj dhe shtie me mitroloz dhe bazooka.Kane thene shume filozofe qe vota e shumices nuk do te thote demokraci,sepse shumica mund te zgjedhe edhe nje diktature.Ne Amerike mund te thuash ç'te duash,por NRA-ne nuk e mund dot.Kush e mban mend ate djaloshin 22 vjeç qe kishte fituar tenderin ne Pentagon per 300 milione $ dhe per aksident shpertheu nje fshat shqiptar mu ne buze te Tiranes dhe kryeministri i Leshit nuk dinte akoma nga binte Vora.Ky eshte serioziteti i amerikaneve kur flitet per armet!

Add new comment