Greqia refuzon rezolutën e çështjes çame

Ambasada greke në Tiranë nuk ka pranuar të depozitojë në protokollin e saj zarfin e përcjellë nga shërbimet postare, i cili mbante brenda rezolutën çame. Kështu, gjatë ditës së djeshme rezoluta e çështjes çame i është vënë në dispozicion të gjitha ambasadave të akredituara në Tiranën zyrtare, ku është pranuar prej tyre, përveç refuzimit që i është bërë nga ambasada greke.
Zyra e shtypit pranë PDIU-së bëri me dije se kjo parti bashkë me Shoqatën Çamëria kanë dërguar në mënyrë zyrtare drejt çdo ambasade të vendeve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, rezolutën për çështjen çame dhe relacionin shpjegues. Të gjitha ambasadat e kanë marrë këtë rezolutë, përveç njërës, ambasadës greke në Tiranë, e cila ka refuzuar të marrë, qoftë edhe letrën e projektrezolutës. Refuzimi i marrjes së korrespodencës nga ambasada për rezolutën e dorëzuar nga postierët e Postës Shqiptare nuk është arsyetuar. Ja.Se.
Foto: Ambasadori grek ne Tirane Nikolaos Pazios (LSA)
Comments
Te tilla rezoluta duhet te

Te tilla rezoluta duhet te hidhen ne kosh te plehrave.

Ja komentoi i perparuari, i

Ja komentoi i perparuari, i zgjuari, gjoja antiracisti, por ne fakt komentuesi racist ndaj popullit te vet !!

Respekto aspiraten, mundin, deshiren, mesazhin, frymen, thirrjen, qe synon te percjelle rezoluta, pastaj nqs eshte ajo forma e duhur apo jo, a eshte taktike politike apo perpjekje e sinqerte, etj, etj.

Marredhanjet me fqinjt

Marredhanjet me fqinjt ballkanik, ne vend qe te normalizohen, acarohen nga fakti qe Shqipnia asht fute me vullnetin e Sali Bej Berishes ne Konferencen e Vendeve Islamike dhe po ban lidhje te ngushta me Turqine e Rexhep Erdoganit.

Fatkeqesisht, per

Fatkeqesisht, per ne kosh te plehrave je ti, Dritan, se je nje kufome ne grahmat e fundit, duke nxjerre vrerin e fundit...

Rezolute famekeqe..qe nxjerr

Rezolute famekeqe..qe nxjerr nga sepetet anadollake,skeletet e kolaboracionizmit me fashizmin,krimet ndaj popullsive vendase qe e luftonin ate,hakmarrja greke..dhe vazhdimesia per "prona","propagande te paguar" nga Sponsorit e medhenj "Perca e Sundo"..dhe ne sherbim te neopolitikaneve qe mbajne Partira-fantazme dhe ushqehen me te!

Perparimtaret shqiptare duhet ta hedhin ne kosh,sigurisht!

Add new comment