Për Gjinushin, ndërkombëtarët ndahen në dy kategori

Postuar në 19 Dhjetor, 2012 11:39

"Qeveria, LSI dhe Komisioni Europian janë përgjegjëse për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat". Një akuzë e tillë erdhi dje nga kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi. Kryetari socialdemokrat vlerësoi si  jo korrekte qëndrimet e një pjese të ndërkombëtarëve të përfshirë në vlerësime për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Për Gjinushin, ndërkombëtarët ndahen në dy kategori: ata që shikojnë me objektivitet procesin e integrimit në Shqipëri dhe të tjerë që janë subjektiv dhe pozicionohen në mbështetje të qeverisë. Kreu i PSD-së tha se përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në marrjen në dhjetor të statusit të vendit kandidat është PD dhe LSI. Për aleancat parazgjedhor, Gjinushi tha se PSD është e angazhuar të rrëzojë qeverinë aktuale duke theksuar se "për një pozicionim më të qartë për koalicionet do të shprehet në të ardhmen".

Re.Pu.

Comments

Submitted by ecatu (not verified) on

<p>Shume e sakte...</p>

Submitted by qako (not verified) on

<p>Konstatim per te ardhe keq. Ambasadoret jane te derguar nga vendet e organizatat e tyre. Ata percjellin vetem politikat e qendrave te tyre. Si mund te jete ndryshe. Por boll me ambasadoret se si ketu e 100 vjet me pare te huajt jane me te rendesishem se vete ne. Boll me kete mentalitet skllavi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.