Kush i ka nxjerrë këto 1,3 miliardë dollarë para të paligjshme nga Shqipëria 5 vitet e fundit?

Rreth 1,3 miliardë dollarë para të paligjshme janë trasferuar nga Shqipëria 5 vitet e fundit. Lajmi bëhet I ditur nga zëdhënësi i Global Financial Integrity (GFI) Clark Gascoign, i cili ka publikuar sot një raport mbi transferimin e paligjshëm të parave. Sipas grupit amerikan, paratë në sasinë sa 1/3 e buxhetit në total të Shqipërisë kanë dalë jashtë vendit në një hark kohor prej 5 vitesh. Largimi i parave është kryer përmes korrupsionit, evazionit fiskal apo aktiviteteve të tjera ilegale.
GIF, organizatë që ka përdorur të dhënat e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se në vitin 2008, 405 milionë dollarë ose (306 million euro) janë transferuar ilegalisht jashtë Shqipërisë, ndërsa një mesatare vjetore prej 31 million dollarësh ose (99 million euro) u zhvendosën në strehë të sigurta, në vende ku nuk paguhen taksa për të ardhurat në fitim - raporton e perditshmja MAPO. A.N.
Comments
Pyetja nuk eshte se kush i ka

Pyetja nuk eshte se kush i ka nxjerre keto para. Ajo merret me mend. Ceshtja eshte ku jane transferuar. Ne kohen kur EU po lufton per te rritur transparencen e transferimit te parave, do te ishte me interes te dihej se ne sa vende/banka te Evropes jane depozituar keto para. 100% dihet qe Qipro eshte ishulli i thesarit. Por me siguri edhe vende si Spanja, Cekia, Slovakia, Austria, Gjermania, Hollanda jane ne valle. Zvicra po e po. Jam i sigurte se interesat e ketyre vende per te mos i publikuar keto transferime marramendese jane ne perputhje me interesat e klases qeveritare ne Shqiperi. Ndoshta edhe shume projekte te fituara nga firma te vendeve te lartpermendura kane lidhje me kete rrjet larje parashe.

Pyetja nuk eshte se kush i ka

Pyetja nuk eshte se kush i ka nxjerre keto para. Ajo merret me mend.

O lavatriçe! Ç'do me thënë merret me mend? Ça merret me mend, që i kanë nxjerrë jashtë Shqipërisë njerëz dhe jo lavatriçe? Kjo dihet, jo se kush i ka nxjerrë. Apo paratë i kanë nxjerrë njerëzit në formën e lavatriçeve?

(Ai ish deputeti, Andis Harasani, si i vete biznesi i ndërtimit në SHBA? Se kohë krize, nuk i dihet mbase i duheshin më shumë para, them.)

Ou?!

Ou?!

po Kontrolli i Pasurise c'ka

po Kontrolli i Pasurise c'ka bere?! Ai zotnia qe u lavderua e emerua edhe kryeprokuror me miratim te pothuaj gjithe klases politike (vota kunder apo abstenimi ishin taktike-te pakten keshtu u shpjeguan) c'ka bere?! Cudi se sic tha edhe deputeti Doshi deri ne Australi ka vajtur e ja ka kontrolluar kontot?!?!

A do te dale ndonje force politike e te shprehet, qe me ardhjen ne pushtet do t'i konfiskoje keto pasuri?!

Kur merrnim njoftime te tilla

Kur merrnim njoftime te tilla nga Greqia, ferkonim duart e gezonim si femije qe 'e hengren komshinjte' nga evazionistat...dhe tani qe na plasi 'tik-taku' dhe neve cfare do bejme ?!

Sigurisht do ta harrojme. Do ta harrojme se, bombardohemi me kaq shume informacione e deinformacione saqe s'na i mban dhe truri...

Megjithese, sic thone te specializuarat institucione, ne nuk kemi korrupsion( vetem 200 lekesha policesh...), ne nuk kemi evazion fiskal( vetem biznesi i vogel qe s'pret ndonje fature per kafe...), ne s'kemi aktivitete ilegale ( vetem ndonje prostitute ne motele...) ; sepse kemi shtet e pushtet qe ta bene'tete me dy'...

I paskemi kopjuar komshinjte...por ata coc po bejne ca arrestime, sekuestrime, ...

Nje here, ne nje bisede me

Nje here, ne nje bisede me tim'bir, i them, se personi per te cilin po bisedonim eshte nje njeri, qe pasurine e ka bere ne menyra te jashteligjshme, me droge, femra dhe ku di une cfare rrugesh te tjera te pista. Por nuk kam per ta harruar kurre menyren se si me veshtroje dhe me pas tha: Habitem me ty babi. I kam besuar verberisht mendjes tende dhe shiko se cfare degjoj. Pastaj vazhdoj: Po si mendon ti, jane me te ligj ata djem, qe vene koken ne rrezik dhe kalben burgjeve te Europes, dhe parate te cilat fitojne i sjellin dhe i investojne ne vendin e tyre, apo politikanet e ketij vendi, qe vjedhin dhe nuk u lene qofte edhe nje leke ne xhep fukarenjeve te ketij vendi, duke i cuar me pas parate e vjedhura ne bankat e huaja?

Heshta. Ishte hera e pare qe vura re se sa shume me ishte rritur djali...

Ajo cfare nuk thone mediat
Ajo cfare nuk thone mediat shqiptare eshte se ne kete tabele, vetem shqiperia nuk ka te dhena per transferta perpara 2005. Vete publikuesit e rapportit sikur I kan fshire me dore keto te dhena, qe ne vendet e tjera jane te plota.
Pra dikush, ka kerkuar me ngulm qe Shqiperise ti hiqen vitet e Qeverisjes Socialiste, sikur te mos kishin ndodhur, ose per te nxjerr nje "perfundim" qe Socialistet "nuk kane bere transferta te tilla".
Eshte pra per te qeshur (ose per te qare) qe nga 140, çuditerisht nuk ka asnji te dhene perpara 2005 ...
Ah se harrova, mbase do te ishte me interes per publikun te dij se kush jane ata qe publikuan kete raport, dhe cfare lidhje mund te kete me PS/FRESSH dikush qe punon sot prane zyres qe perpiloj keto statistika per BB/FMN.
Add new comment