Arkiv-Lajme

Mazhoranca zbret në 69 vota, por rrëzon hetimin për Kukësin

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 15:06

Mazhoranca parlamentare nuk ka pranuar kërkesën e opozitës për të hetuar Ministrinë e Brendshme për listat e zgjedhësve në qarkun e Kukësit. Ashtu siç veproi në rastin që u kërkua hetimi i Imamit edhe këtë herë PD është treguar e vendosur të mos lejoj deputetët e Kuvendit për të zbardhur disa paqartësi që lidhen me gjendjen civile në Kukës. Sipas PD kërkesa e opozitës është antikushtetuese ndërsa ka theksuar se kjo është një alibi për të prishur procesin zgjedhor.

"Kjo nuk është punë hallatesh..."

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 14:15

Rritja e popullsisë në Kukës dhe lidhja e kësaj me pjellshmërinë ishin sot objekt i debatit të gjatë në Kuvend, gjatë shqyrtimit të kërkesës së Partisë Socialiste për hetim parlamentar në këtë qark. Pak ditë më parë në Komisionin parlamentar të Integrimit, deputeti socialist, Marko Bello i kërkoi ministrit të Brendshëm, Flamur Noka sqarim lidhur me shifrat që ofron ky dikaster duke u shprehur “në Kukës popullsia shtohet brenda natës, ndërsa në Berat pakësohet brenda ditës”.

Rusëve u pëlqen përsëri BE-ja

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 12:10

Një temë e samitit të afërt BE-Rusi është heqja e ndërsjellë e vizave. Nga këndvështrimi i të anketuarve, prej një heqjeje të mundshme të vizave do të përfitonin para së gjithash qytetarët e Federatës Ruse (54 për qind). Gati një në dy vetë (46 për qind) do të udhëtonte më shpesh në vende të BE-së në rast të heqjes së vizave. Madje në radhët e 18- deri 29-vjeçarëve do të ishin dy të tretat e të anketuarve (64 Prozent). Këtë gjë tregon anketimi aktual DW-Trend Rusia për muajin dhjetor.

Sa larg jemi nga premtimi berishian për punësimin? 210 mijë vende pune

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 09:59

 

Gjatë debateve të sotme në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha tha se qeveria e tij është një qeveri që i mban premtimet. Meqë premtimi për rritjen e punësimit, bërë nga Berisha në qershor 2009, është më i rëndësishmi për shumë shqiptarë të thjeshtë që sot janë të papunë, vlen të shihet se sa e ka mbajtur atë qeveria Berisha.

Itali, rritet popullsia (vetëm) falë emigrantëve

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 09:28

Censusi dhjetëvjeçar i popullsisë i kryer nga instituti italian i statistikave (ISTAT) fotografon një shoqëri tashmë multietnike. Banorët totalë në territorin italian janë 59 milionë e gjysmë, ndërkohë dhjetë vite më parë ishin dy milionë e gjysmë më pak.

Beogradi dikton kushtet në Bruksel: entitet AUTONOM në Kosovë, me territor, parlament, qeveri e polici të vetën!

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 09:06

Pasojat e dialogut me njerëz të “kapur”?  Platforma serbe kërkon një entitet AUTONOM në Kosovë, me territor, parlament, qeveri e polici të vetën! Ky entitet do jetë i ngjashëm me Republika Srpska që serbët kanë në Bosnje, njofton Koha Ditore që ka shëtë në dorë edhe një kopje të materialit që u është shpërndarë përfaqësuesve të vendeve të BE-së, Quintit dhe Rusisë, nga dialoguesit serbë.

250 azilantë në 6 muaj, në Francë (nga vendlindja e kryeministrit)

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 04:08

Një nga qytetet shqiptare me numrin më të lartë të atyre që po kerkojne azil në BE, argument ky që ka nervozuar Brukselin deri në pikën që po tenton rivendosjen e regjimit të vizave, është vendlindja e kryeministrit Berisha. Dhe për ironi të fatit preferenca për azil në rastin e Tropojës është Franca.

Vizat mund të rikthehen për Serbinë, Shqipëria më pak e rrezikuar

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 03:57

Regjimi i vizave mund të rikthehet për disa prej vendeve të Ballkanit, lajmëroi raportuesja e BE-së, Tanja Fajon. E pyetur se cili prej vendeve rrezikon më shumë, eurodeputetja sllovene nuk foli me emra të përveçëm, por sipas Agjensisë Turke “Anadolu”, Serbia është vendi më i rrezikuar. “Sipas informacioneve që vijnë për azilkërkuesit e rremë, shumica e tyre janë shtetas serbë apo maqedonas, ndërsa së fundmi ka pasur një rritje të madhe edhe nga Bosnja. Problemi më i madh mbetet me minoritetet, si përshembull romët”, deklaroi Fajon.

Do marrë fund bota nesër?

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 02:52

Interneti është plot thashetheme se bota do të marrë fund, ose të paktën do të transformohet, nesër më datë 21 dhjetor kur përfundon kalendari 5125-vjeçar i fiseve Maya.Në muzeun e arkeologjisë së Universitetit të Pensilvanisë në Filadelfia, një ekspozitë synon të sjellë të vërteta lidhur me kalendarin Maya si dhe me perceptimin e kohës nga ana e tyre. Ekspozita Maya 2012 përshëndet vizitorët me imazhe imagjinare të apokalipsit. Loa Traxler, kuratore e ekspozitës dhe specialiste e qytetërimit Maya thotë për VOA: "Asgjë e tillë nuk është parashikuar nga Mayat e lashtë për 21 dhjetorin.

Përgjigjet e ambasadorit izraelit për mosnjohjen e Kosovës dhe abstenimin e Shqipërisë për Palestinën

Postuar në 19 Dhjetor, 2012 16:19

Ambasadori i Izraelit në Tiranë David Cohen në një intervistë në Tonight Ilva Tare u pyet ndër të tjera edhe për arsyet e mosnjohjes së Kosovës si dhe për votën abstenuese të Shqipërisë për rezolutën e Palestinës, përfshirë presionin turk mbi kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Më poshtë, pjesë nga përgjigjet e Cohen.

Tare: Shqipëria e ka mbështetur Izraelin madje në deklaratat e fundit Berisha e ka krahasur liderin e Iranit Ahmadinejad me Hitlerin. Ambasador Cohen, përse Izraeli nuk e njeh Kosovën?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme