"Kjo nuk është punë hallatesh..."

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 14:15

Rritja e popullsisë në Kukës dhe lidhja e kësaj me pjellshmërinë ishin sot objekt i debatit të gjatë në Kuvend, gjatë shqyrtimit të kërkesës së Partisë Socialiste për hetim parlamentar në këtë qark. Pak ditë më parë në Komisionin parlamentar të Integrimit, deputeti socialist, Marko Bello i kërkoi ministrit të Brendshëm, Flamur Noka sqarim lidhur me shifrat që ofron ky dikaster duke u shprehur “në Kukës popullsia shtohet brenda natës, ndërsa në Berat pakësohet brenda ditës”. Këtij shqetësimi Noka iu përgjigj me: “Fakti që në Kukës ka burra që shtojnë popullsinë, kjo nuk është as përgjegjësia ime, as përgjegjësia e opozitës”. Batuta u ka ngjitur me sa duket, "burrave të Kuvendit" sepse në seancën e sotme parlamentare nuk mbeti deputet që s'mori fjalën e që nuk e iu referua... pjellshmërisë.

I ironizuar dhe i degjeneruar një akt siç është pikërisht lindja e njeriut, u risoll sidomos nga përfaqësuesit e PD për të justifikuar refuzimin e kërkesës së PS-së për hetim të rregjistrimit të popullsisë në qarkun e Kukësit. Sqarime vulgare të tipit “në Kukës lindin gratë dhe jo burrat” i mori përsipër deputeti Tritan Shehu. Kurse deputeti i PS-së, Pandeli Majko duke insistuar në kërkesën për hetim u shpreh se “kjo nuk është punë hallatesh”. A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.