Rusëve u pëlqen përsëri BE-ja

Një temë e samitit të afërt BE-Rusi është heqja e ndërsjellë e vizave. Nga këndvështrimi i të anketuarve, prej një heqjeje të mundshme të vizave do të përfitonin para së gjithash qytetarët e Federatës Ruse (54 për qind). Gati një në dy vetë (46 për qind) do të udhëtonte më shpesh në vende të BE-së në rast të heqjes së vizave. Madje në radhët e 18- deri 29-vjeçarëve do të ishin dy të tretat e të anketuarve (64 Prozent). Këtë gjë tregon anketimi aktual DW-Trend Rusia për muajin dhjetor. Për këtë qëllim zyra ukrainase e institutit për studimin e opinionit IFAK ka pyetur një kampion prej 1.000 personash nga mosha 18 deri 65 vjeç në Rusi.
41 për qind e të anketuarve janë parimisht për anëtarësimin e Rusisë në BE. Kjo përbën një rritje të lehtë kundrejt qershorit 2012. Asokohe, në kulmin e krizës ekonomiko-financiare në Evropë, anëtarësimin e vendit të tyre në BE e përshëndesnin vetëm 38 për qind e rusëve. Këtu bie në sy fakti që numri i përkrahësve të një anëtarësimi mundësisht të shpejtë në BE rritet. Sidoqoftë gati një në tre rusë (32 për qind) dëshiron aderimin në BE brenda pesë viteve të ardhshme. Kjo është tetë për qind më shumë sesa në qershor 2012 (24 për qind). Kjo rritje manifestohet te të gjitha grupmoshat.
Më shumë:
http://www.dw.de/rus%C3%ABve-u-p%C3%ABlqen-p%C3%ABrs%C3%ABri...
Add new comment