8 propozime të PS

Më poshtë janë në formë të përmbledhur 8 propozime të PS-së të prezantuara sot nga deputetja Mimi Kodheli për lehtësimin e barrës fiskale:
- Të hiqet akciza për naftën e fermerëve. Kjo do të thotë që një litër naftë nga 180 lekë që është të bëhet plotë 135.6 lekë. Pra, për një litër naftë fermeri shqiptar do të kursejë 44.4 lekë dhe kjo është një shumë e konsiderueshme për fermerin shqiptar.
- Ulja apo zerimi i inputeve të tjera të produkteve të bujqësisë, apo heqja e TVSH-së për plehrat kimike. Heqja e TVSH-së do ta ulte me 1/6 çmimin e të gjithë plehrave, të cilat përdoren në këtë sektor, pra të një inputi shumë të rëndësishëm në këtë sektor.
- Për farërat, fidanët dhe vaksinat të ketë një tatim me 10 për qind nga 20 për qind që është aktualisht
- Të hiqet TVSH për bizneset e vogla dhe të mesme. Është shumë e rëndësishme që të hiqet realisht TVSH-ja jo për investimet miliarderëshe, por edhe për bizneset e vogla që sot vuajnë krizën dhe që kanë shumë të nevojshme.
- Të mos rriten gjobat. Është propozuar të hiqet neni 5 i ligjit që e rregullon këtë marrëdhënie, sepse nëpërmjet le të themi “rregullimit” që qeveria i bën ligjit për procedurat tatimore gjobat shumëfishohen.
- Të ulet TVSH e energjisë për familjarët nga 20 % në 6 %. Në këto kushte familjet shqiptare do të kursenin rreth 5 mijë lekë të vjetra në muaj, për një mesatare të harxhimit të energjisë, që do të thoshte është e barabartë me 6 mijë lekë të reja në vit apo 60 mijë lekë të vjetra në vit.
- Përjashtimi nga TVSH-ja i barnave dhe i shërbimeve mjekësore. Hapi i parë drejt riheqjes së kësaj mase që rëndon në buxhetet e qytetarëve shqiptarë do të ishte me të vërtetë një aset i mirë që qytetarët jo vetëm të marrin një shërbim, i cili nuk kushton, për aq kohë ata paguajnë sigurime shëndetësore, por një shërbim, i cili do të ishte cilësor në ndihmë të njerëzve në nevojë, por pa dyshim edhe të gjithë qytetarëve që këtë shërbim e kërkojnë ta marrin falas dhe ashtu siç duhet.
- Taksimi progresiv. Propozimi është që për pagat deri në 20 mijë lekë nuk do të ketë taksim mbi të ardhurat. Për pagat nga 20 deri në 40 mijë lekë, ai do të jetë vetëm 7%; nga 40 deri në 70 mijë lekë do të jetë 10%; nga 70 deri në 100 mijë lekë do të jetë 15%; nga 100 deri në 150 mijë do të jetë 18% dhe mbi 150 mijë lekë do të jetë 20%. Re.Pu.
Comments
Propozimet të gjithë dinë t'i

Propozimet të gjithë dinë t'i bëjnë. Puna është se sa mund të realizohen ato pa tharë barkun e shtetit, më keq nga sa ka qenë deri më sot.

Tani me këto propozimet që vijnë në këtë moment kam një problem të madh. Pikërisht pse vijnë tani, pak muaj para zgjedhjeve. Dhe me ato që ka treguar PSja e Ramës, që nga paaftësia për të shfrytëzuar skandale të mëdha të qeverisjes së Berishës, e deri tek programet imagjinare 1001 faqeshe, këto propozimet e sotme, duken retorikë boshe. Vetëm sa për të mbledhur nja ca vota më shumë në zgjedhjet e ardhshme.

I nderuari

I nderuari Zoti Mustafa !

A do ketë mundësi, që Ju si gazetar, ti bëni dy pyetje Zonjës Kodheli për gazetën tuaj on-line:

1, A ka ndonjë vend në botën perëndimore tatim mbi pagën, pra jo mbi të ardhurat personale të familjes ?

2. Me këto propozime sa lekë nuk do hyjnë në buxhetin e shtetit kur taksa zvogëlohet dhe sa do të hyjnë kur taksa rritet ?

Me një fjalë cili është rezultati për buxhetin e shtetit, dmth fatura e kësaj reforme.

....edhe një pyetje shtesë

....edhe një pyetje shtesë :

3. Sa do të rritet GDP-ja me këto masa ?

Add new comment