Arkiv-Lajme
Shpërndarja e mandateve? Mbetet e njëjta skemë
Partia Demokratike nuk ka shfrytëzuar të drejtën për të dorëzuar pranë Kolegjit Zgjedhor kërkesën ankimore, lidhur me caktimin e mandateve për deputet, në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Në projektvendimin që nuk mundi të miratohej në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, parashikohej që për shkak të lëvizjeve demografike, Qarkut Tiranë dhe atij Durrës t'u shtohej nga një mandat, Qarkut Korçë dhe Berat t'u hiqej nga një mandat, ndërkohë që mbetej i pa ndryshuar numri i mandateve në Kukës.
Sa fitojnë konkretisht? 2.9 milionë lekë në ditë
HEC-et, në rastin më të keq, blerësi do t'i nxjerrë fitimet brenda 5 vitesh, në rastin më të mirë, brenda 2 vitesh
Do shitet edhe HEC-i i Fierzës?
Qeveria po shikon mundësinë e shitjes së hidrocentralit më të madh të vendit, atij të Fierzës. Siç raporton e përditshmja “Shqip”, e cila i referohet një burimi brenda sektorit energjetik, qeveria do të vendosë për shitjen brenda muajit qershor, kurse burimi “i dytë” shkon më tej duke thënë se shikohet si opsion shitja deri në 30% të aksioneve dhe se ka shprehur interes një kompani matanë detit Adriatik.
Njeriu i vitit
Revista “Time” e shpalli presidentin amerikan Obama “Njeriu i vitit” për 2012-ën, pas një viti të trazuar në politikën amerikane. Obama u rizgjodh në zgjedhjet e nëntorit, pas një fushate të ashpër me kandidatin republikan, Mitt Romney.
Shqipëria e 55-a në renditjen e Demokracisë, pas Ganës e Ekuadorit. Edhe pas Serbisë
Shqipëria ka humbur një vend në renditjen e demokracive, të përpiluar nga Austrian Association for Democracy Ranking, që sa ka nxjerrë renditjen më të fundit në nivelin e demokracisë, bazuar në një listë me 104 vende që konsiderohen të lira ose pjesërisht të lira. Shqipëria renditet e 55-a për vitet 2011-2012, ndërsa për vitet 2007-2008 ishte në vendin e 54. Pra, kemi humbur një vend duke mbetur në Ballkan pas Serbisë por 3 vende para Maqedonisë. Madje, na kanë lënë pas edhe Gana e Ekuadori.
Dy ambasadorët e fundit bullgarë në Tiranë, ish-agjentë të Sigurimit (një prej tyre Shqipëria e ka dekoruar edhe me "Mirënjohje..")
Bullgaria post-komuniste ka dërguar në Tiranë dhe Prishtinë dy ambasadorë, ish-agjentë dhe bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të epokës komuniste, të rekrutuar nga DS-ja (iniciale bullgarisht për “Dërzhavna Sigurnost” - Sigurimi i Shtetit). Faktet e bujshme janë bërë publike zyrtarisht nga një komision bullgar parlamentar i posaçëm dhe janë botuar në numrin e sotëm të së përditshmes DITA.
Në shkurt, Haradinaj kryeministër, a thua për të përmirësuar qeverisjen?
Është dashur ta marrim vesh nga një angjensi turke lajmesh që në shkurt Haradinaj do marrë postin e kryeministrit në një qeverisje PDK-AAK. Sipas Balkanweb, lajmin e konfirmon edhe zëdhënësi i AAK-së Ernest Luma, ndërsa e mohon Adem Grabovci, shef i grupit parlamentar të PDK-së.
Balla: “fëmijët e Berishës, shpifën për Ramën. Tregoni paratë!”
Deputeti socialist, Taulant Balla, ka dalë sërish para mediave sot, për të folur për pasuritë e fëmijëve të kryeministrit Berisha. Dalja e tij, vjen pasi fëmijët e Kryeministrit jo thjesht i bënë ftesën për gjyq, por e panë të arsyeshme të ironizonin politikisht në deklaratën e tyre Edi Ramën.
Omonia vazhdon të konsiderojë zyrtarisht ekzistencën e “Epirit të Veriut”
Ky term, që është në kundërshtim me integritetin e Republikës, e për rrjedhojë edhe me kushtetutën, ëshëtpërdorur nga OMONIA në letrën e dërguar deputetit grek të Demokracisë së Re, Jani Mihelaki , i cili bëri thirrje për të mos u shkurtuar pensionet e minoritarëve grekë në Shqipëri.
“Ne mirëpresim nismën e deputetit Mihelaki në lidhje me rastin e pensioneve të OGA. Edhe një herë zoti Mihelakis tregoi ndjeshmëri për vuajtjet e grekëve Epirin e Veriut”, thuhet në deklaratën e OMONIA, cituar nga Shekulli.