Shqipëria e 55-a në renditjen e Demokracisë, pas Ganës e Ekuadorit. Edhe pas Serbisë

Postuar në 23 Dhjetor, 2012 13:24

 

Shqipëria ka humbur një vend në renditjen e demokracive, të përpiluar nga Austrian Association for Democracy Ranking, që sa ka nxjerrë renditjen më të fundit në nivelin e demokracisë, bazuar në një listë me 104 vende që konsiderohen të lira ose pjesërisht të lira. Shqipëria renditet e 55-a për vitet 2011-2012, ndërsa për vitet 2007-2008 ishte në vendin e 54. Pra, kemi humbur një vend duke mbetur në Ballkan pas Serbisë por 3 vende para Maqedonisë. Madje, na kanë lënë pas edhe Gana e Ekuadori.

Vendin e parë e ka zënë Norvegjia, si vendi më demokratik i botës, ndërsa i vetmi vend jo-europian në 10-shen e majës është Zelanda e Re. Pas Norvegjisë pasojnë Suedia, Finlanda, Zvicra, Danimarka, Hollanda, Zelanda e Re, Gjermania, Irlanda dhe Austria.

Amerika, vendi ku ne i kemi sytë që të na mbrojë demokracinë renditet e 15-a në listë. Britania renditet e 13-ta, ndërsa Franca e 17-a. 3 vendet më të ulëta në nivel demokracie janë Jemeni, Libia dhe Siria.

Vlerësimi i vendeve demokratike ose jo është bërë duke aplikuar formulën konceptuale: Cilësia e Demokracisë= (liri & karakteristika të sistemit politik) & (performanca e dimensioneve jo-politike). Dimensionet jo-politike janë: gjinia, ekonomia, dija, shëndeti, dhe mjedisi."

Ja.Se.

 

Për më tepër:

http://www.democracyranking.org/en/ranking.htm#worldmap2012

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Nuk e kuptoj pse bejne te tilla renditje per Shqiperine. Shqiperia nuk eshte sistem demokratik. Kush thote qe ne Shqiperi ka demokraci eshte nje injorant dhe naiv.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.