Arkiv-Lajme

Plani: Biznesi mendon se duke ndërtuar brenda qytetit rregullon bilancin e vet financiar menjëherë në vitin elektoral 2013

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 04:05

“Projekti që po shkatërron Tiranën” është titulli i ballinës së revistës Java në numrin e fundit për këtë vit, të dalë sot. Specialisti i mjedisit, Lavdosh Ferruni, i intervistuar nga Ben Andoni shprehet se “kjo që po ndodh këtu është e paimagjinueshme dhe e paprecedent në asnjë vend të botës. Tirana me 15 mijë banorë/km2 e që renditet në 10-15 qytetet me dëndësinë më të madhe, planifikohet me gjakftohtësi kriminale që dendësia të arrijë në 25 mijë banorë/km2, nga 4 mijë që është standarti europian duke e bërë kështu qytetin të pabanueshëm!”

Sa mundësi ka shoqëria kosovare për të luftuar korrupsionin (që t’u hiqen vizat)?

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 03:16

 

Korrupsionit duhet t'i dalësh me gjoks përpara (nga fjala e Topallit për Llallën)

Postuar në 28 Dhjetor, 2012 17:00

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli  foli sot në "një takim fundviti me gazetarët" për zgjedhjen e Adriatik Llallës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Dhe ja si e komentoi ajo votën e saj në atë seancë:

Bashkia mund të heqë ose të shtojë 800 m2 ndërtim për 1000 m2 truall vetëm me një firmë - thonë ndërtuesit për "planin Basha"

Postuar në 28 Dhjetor, 2012 16:48

Shoqata e ndërtuesve ka bërë dje bilancin e këtij sektori. Viti 2012 sipas ndërtuesve ka qenë viti më i vështirë për ta në këto katër vite krize globale. Po kështu ndërtuesit kanë komentuar  edhe planin e fundit rregullues të miratuar nga Bashkia Tiranë, i cili sipas tyre është i paqartë dhe shumë konfuz.

Shkreli: Plani 'Basha', nivel studenti, hartat nuk përputhen. Shumëkatësha gjithandej, përfshi digën e Liqenit

Postuar në 28 Dhjetor, 2012 11:44

Artan Shkreli ka dhënë një intervistë në numrin e sotëm të së përditshmes DITA, ku flet për planin urbanistik të Tiranës. Flet fillimisht për një hile në mënyrën si u paraqit materiali:

“Do kishim fituar po të mos kishim gënjyer”

Postuar në 28 Dhjetor, 2012 09:17

"Në kazino ku treten paratë" – është titulli i një shkrimi me autor Mitro Cela, të cilin e lexova te peshkupauje.com. Autori flet për kazinotë dhe tregon një eksperiencë personale në një hotel (me kazino) në Porto Karas  pranë detit Marmara. Shkrimi ka edhe një anekdotë, që tregohet për ata që preferojnë kazinotë, por që vlen për të portretizuar ata që gënjejnë… veten. Shkruan autori:

100 mijë euro në ditë

Postuar në 28 Dhjetor, 2012 09:05

Pas njëzet e dy viteve martesë Veronika Lario dhe Silvio Berluskoni i dhanë fund lidhjes bashkëshortore tashmë edhe ligjërisht. Gjykata e Milanos vendosi kushtet ekonomike të ndarjes duke dënuar Berluskonin me tre milionë euro në muaj të cilat do derdhen në arkën e ish-bashkëshortes. Në këmbim asnjë aksion apo pasuri e patundshme të perandorisë ekonomike berluskoniane nuk do kalojë në pronësi të zonjës Lario.

Identifikoi 100 vjetori të majtën me Fan Nolin dhe të djathtën me Ahmet Zogun?

Postuar në 28 Dhjetor, 2012 08:25

Kryetari i PSD, Skënder Gjinushi i bëri një përmbledhje zhvillimeve politike të vitit që lëmë pas, nga ku renditi  një katalog me dështime për të cilat fajësoi qeverisjen e Sali Berishës.

Kena fol, kena fol me Presidentin...

Postuar në 28 Dhjetor, 2012 04:46

Parlamenti miratoi vetëm me votat e mazhorancës amendimet në ligjin për prokurimin publik. Projektligji hyri me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, ndërkohë që do të hyjë në fuqi menjëherë. Opozita e kundërshtoi ashpër këtë projektligj, duke thënë se po i merren kompetencat presidentit, pasi ndryshimet duhej të ishin konsultuar me Nishanin.

Por kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka pasur përgjigjen gati: “Kena fol, kena fol me Presidentin,” tha ajo sipas citimeve te botuara sot ne shtypin e dites.

Cilat janë bizneset që kanë kërkuar konsulencën e fëmijëve të tu? - pyet Balla Berishën (pyetje e mirë për këta në foto)

Postuar në 28 Dhjetor, 2012 04:16

Partia Socialiste ka vijuar denoncimet ndaj pasurisë së pajustifikuar të familjes së kryeministrit Sali Berisha, duke zgjeruar më tej rrethin familjar. Deputeti Taulant Balla, pasi ritheksoi se Argita Berisha është mësuesja më e paguar në botë, deklaroi se ka edhe anëtarë të tjerë të familjes Berisha që janë miliarderë. “Sot, do u tregojmë shqiptarëve të ardhurat e të afërmve të tjerë të kryeministrit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme