100 mijë euro në ditë

Postuar në 28 Dhjetor, 2012 09:05

Pas njëzet e dy viteve martesë Veronika Lario dhe Silvio Berluskoni i dhanë fund lidhjes bashkëshortore tashmë edhe ligjërisht. Gjykata e Milanos vendosi kushtet ekonomike të ndarjes duke dënuar Berluskonin me tre milionë euro në muaj të cilat do derdhen në arkën e ish-bashkëshortes. Në këmbim asnjë aksion apo pasuri e patundshme të perandorisë ekonomike berluskoniane nuk do kalojë në pronësi të zonjës Lario.

Lidhja midis tyre u ndërpre në mënyrë të pakthyeshme që kur filluan të dilnin lajmet mbi festat me sfond seksual të organizuara nga ish kryeministri italian. Ngelet e famshme shprehja e Lario-s (“llum pa turp”) me të cilën përkufizoi orgjitë e Silvios. 100 mijë euro në ditë padyshim do e ndihmojnë të zbusi poshtërimin. (E.X.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.