Sa mundësi ka shoqëria kosovare për të luftuar korrupsionin (që t’u hiqen vizat)?

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 03:16

 

Në një intervistë për Radio Kosova, raportuesja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, ka thënë se nuk i duhet vënë shumë veshi kërkesave të Serbisë për ta kthyer në një “Republika Srpska” veriun e Mitrovicës. “ veprimet që Qeveri serbe bën jashtë procesit të dialogut për nevoja të konsumit të brendshëm politik nuk duhet të merren seriozisht. Në Serbi ka njerëz që duan gjëra të tilla por unë mendoj se duhet të përqendrohemi në çështjet që zhvillohen brenda kornizave të dialogut nën drejtimin e zonjës Ashton, dhe jo të diskutojmë letra pa vlerë si është kjo platformë, sepse kështu do të kemi më pak shqetësime.” Thotë ajo.

Në fund, flet hapur se me këtë korrupsion që ka qeveria kosovare, vihet në dyshim heqja e vizave për qytetarët kosovarë më 2013. “Skandali i korrupsionit për pasaportat biometrike ku janë dhënë ryshfet 1. 4 milion euro ka dëmtuar procesin e vizave dhe ky rast duhet të sqarohet plotësisht nëse doni të hiqen vizat. Këso raste të korrupsionit jo që nuk ndihmojnë procesin e heqjes së vizave por e vështirësojnë atë.” Tha Lunacek. Ditë më parë Ministri Rexhepi e pati konsideruar transparent e pa shkelje tenderin e pasaportave biometrike.

Sa janë mundësitë e shoqërisë kosovare të luftojë korrupsionin? Testi duket i pakalueshëm, dhe në këtë rast, frika është që kosovarët të kalojnë në planin B për t’i shpëtuar izolimit prej vizave, marrja në masë e pasaportave shqiptare, premtuar publikisht nga kryeministri shqiptar, Berisha.

K.C.

 

 

E plotë:

http://gazetaexpress.com/?cid=1,13,100226

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.