Arkiv-Lajme

Vendet e Paqësorit presin të parët Vitin e Ri

Postuar në 31 Dhjetor, 2012 11:26

Një ekspozitë gjigande fishekzjarresh  ka ndezur portin e Sidneit ndërsa  Australia dhe vende të tjera të Paqësorit  mirëpritën të parët Vitin e Ri 2013. Rreth 1.5 milionë njerëz u mblodhën rreth portit të Sydneit për të parë fishekzjarret që kanë kapur vlerën e 6.9 milion dollarëve. Ata kanë ditë që janë vendosur pranë portit për të ndjekur shfaqjen e fishekzjarreve.  Shumë shikues e kanë ndjekur këtë moment nga televizioni, teksa ylli i muzikës pop Kylie Minogue  shtypi butonin që lajmëron ardhjen e vitit të ri.

2012-a viti i të përndjekurve politikë - shkruan Ndreca dhe akuzon Bujar Nishanin për vdekjen e Lirak Bejkos

Postuar në 31 Dhjetor, 2012 04:06

Nji mori ngjarjesh kaluen pa lanë asnji gjurmë kuptimplote në regjistrin e kujtesës sonë historike: zgjedhja e presidentit, dekretimi i ardian_ndrecakryeprokurorit, retushet në qeveri, butaforia e kryeministrit, rizgjimi i Nexhmije Hoxhës dhe kërkesat për rehabilitimin e të shoqit nga ana e R. Qoses dhe I. Metës, torta disakuintalëshe e Pamvarsisë… por asnji prej këtyne ngjarjeve nuk tronditën opinionin publik sa revolta qytetare e ish të përndjekunve politikë.

Edhe gjermanët gabojnë

Postuar në 31 Dhjetor, 2012 03:39

Në moshën 88-vjeçare George Herbert Walker Bush, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara (1989-1993) po lufton për jetë a vdekje në spitalin e Hustoni-t për shkak të një polmoniti kronik.

Në të tilla raste mediat e mbarë botës mbajnë gati në sirtar nekrologjinë e personazhit publik me qëllimin që, kur momenti fatal të mbërrijë, të mos kapen në befasi. Rreziku më (tragji)komik do ishte publikimi i lamtumirës së fundit kur personi të mos jetë larguar ende nga kjo botë.

Siklet në prapaskenë... Në 2013 Ukraina merr drejtimin e kryesisë së OSBE-së

Postuar në 31 Dhjetor, 2012 03:01

Në 2013 Ukraina merr drejtimin e kryesisë së OSBE-së dhe synon ... të forcojë të drejtat e njeriut. Por ky vend është vetë në fokusin e kritikave për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut. "Kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut", u shpreh koordinatorja e posaçme e OSBE-së Walburga Habsburg Douglas më 30 tetor 2012, përpara një spitali në Sharkiv të Ukrainës. Autoritetet ia ndalonin asaj takimin me ish-kryeministren Julia Timoschenko, e cila ishte e shtruar në këtë spital. Udhëheqësja e opozitës u dënua në vitin 2011, në një proces gjyqësor të kritikuar në nivel ndërkombëtar.

Hillary Clinton ka probleme pas rrëzimit

Postuar në 31 Dhjetor, 2012 02:50

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, u shtrua në spital pasi mjekët konstatuan një droçkë gjaku si rezultat i rënies dhe përplasjes së kokës para disa javësh - njofton VOA. Departamenti i Shtetit tha se mjekët e zonjës Klinton e konstatuan droçkën në kontrollin që i bënë dje. Ata thanë se gjendja kishte të bënte pikërisht me rrëzimin e saj.

PORTRET: Vdes në moshën 103 vjeçare gruaja kult e Italisë, Rita Levi Montalcini

Postuar në 30 Dhjetor, 2012 17:02

 

Kancelari në hije i Gjermanisë që mbipaguhet si lektor në universitete

Postuar në 30 Dhjetor, 2012 16:28

 

Kryeministri ‘kërcënon’ se po të jetë për poll-e, ai posedon një seri poll-esh të tjera, që e nxjerrin PD në kuotat më të larta që nga 96-a e deri sot...

Postuar në 30 Dhjetor, 2012 15:04

Fjala e K/ministrit para grave të Lidhjes së Gruas Demokrate, ka dy momente “highlights”:

Familja e K/ministrit, a mos po kërkon të tërheqë në vallen e akuzave familjen e Edi Ramës?

Postuar në 30 Dhjetor, 2012 14:32

Sot, e bija e Kryeministrit, Argita Malltezi, ka dalë me një deklaratë ku pasi shprehet që paratë e fituara prej tyre janë transparente e të fituara pa asnjë konflikt interesi, sulmon drejtpërdrejt Kryetarin e Partisë Socialiste e deri dhe të shoqen e tij, Linda Ramën, me një strategji të stilit “dhëmb për dhëmb” që me sa duket synon të tërheqë në valle dhe familjen e Edi Ramës. Bie në sy terminologjia e përdorur që përmban terma të tipit: “njeri i zhveshur nga cdo normë dhe moral njerëzor”, “shpif”, “mashtrues ordiner”.

Pikat pikante ku sulmohet Rama në deklaratë janë:

Totozani dëshiron si numrin 2 të institucionit një person me aftësi të kufizuar

Postuar në 30 Dhjetor, 2012 13:58

Avokati i Popullit Igli Totozani ka deklaruar sot në mbrëmje në një intervistë me gazetarin Patrik Sadikaj në televizionin Ora Neës se dëshiron t'i propozojë Parlamentit si numrin dy të këtij institucioni një person nga rradhët e njerëzve me aftësi të kufizuar. Aktualisht një nga Komisionerët e Avokatit të Popullit ka paraqitur dorëheqjen dhe Parlamentit do t'i propozohet një emër i ri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme