Familja e K/ministrit, a mos po kërkon të tërheqë në vallen e akuzave familjen e Edi Ramës?

Postuar në 30 Dhjetor, 2012 14:32

Sot, e bija e Kryeministrit, Argita Malltezi, ka dalë me një deklaratë ku pasi shprehet që paratë e fituara prej tyre janë transparente e të fituara pa asnjë konflikt interesi, sulmon drejtpërdrejt Kryetarin e Partisë Socialiste e deri dhe të shoqen e tij, Linda Ramën, me një strategji të stilit “dhëmb për dhëmb” që me sa duket synon të tërheqë në valle dhe familjen e Edi Ramës. Bie në sy terminologjia e përdorur që përmban terma të tipit: “njeri i zhveshur nga cdo normë dhe moral njerëzor”, “shpif”, “mashtrues ordiner”.

Pikat pikante ku sulmohet Rama në deklaratë janë:

• Ky njeri i zhveshur nga cdo normë dhe moral njerëzor shpif cdo ditë, manipulon, mbledh e shumëzon për të gënjyer përsëri...
• Sipas saj, “Rama që shpif e trillon prej 10 ditësh nuk paraqet dot as edhe një fakt të vetëm...
• Ai mendon se mund të mashtrojë shqiptarët duke bërë vetë rolin edhe të paditësit, edhe të gjyqtarit, edhe të jurisë, edhe të ekzekutuesit”
• “Ky mashtrues ordiner, për të cilin janë hedhur akuza direkte publike për korrupsion më shumë se për asnjë person tjetër në Shqipëri....
•  ka deklaruar vetëm 3000 dollarë kursime për 13 vite në pushtet si ministër Kulture dhe kryetar bashkie;
• është deklaruar si i pastrehë, ndërkohë që prej një jave ka nisur pushimet e dimrit, i strehuar në hotele luksoze nga ku dirigjon fushatën e shpifjeve të ulëta.
• Z.Rama tregoju shqiptarëve se me cfarë parash udhëton për pushime luksoze në hotele të cilat sic është bërë publike nga një e përditshme, janë më të shtrenjtat e Europës dhe Gjirit Persik, ku një natë nuk është më pak se 2500 euro”

Në lidhje me pyetjet e shtruara nga deputeti Balla, znj Malltezi, në deklaratë ka thënë:

“...të ardhura të cilat janë fituar me aktivitet profesional, kërkimor-shkencor, botues dhe mësimdhënës në universitete private; në të njejtat universitete ku shumë më të paguar se ne, janë disa nga deputetët socialistë, përfshirë dhe bashkëshorten e tij, Linda Basha...”

k.c.

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

Po u vjen fundi.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Qe kur vjedhjet e kundershtarit justifikojne vjedhjet tuaja?!

Apo kur ke te besh me nje shoqeri injorante, te lejohet gjithcka.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Mbase keni të drejtë zonjë por kjo nuk ju shpëton dhe në këtë rastë ndodh hajdutesha bërtet kapni hajdutin

Submitted by Gjon (not verified) on

Nje gazetar qe kerkon te verteten nuk ben pyetje si kjo e titullit te artikullit, por perpiqet te mbledhe fakte per te kuptuar vertetesine e akuzave ndaj kreut te opozites.

Fatkeqesisht shoh se  intensifikimi i artikujve mbi pasurimin e Familjes Berisha dhe korrupsionit ne PD perkon  me teper me nje  gazetarizem militant sesa me  nje denoncim te sinqerte te korrupsionit dhe pasurimit te pandershem.

E kuptoj qe tashme eshte hapur fushata e zgjedhjeve per 2013, por mos valle mendoni se pjesa qe perkrahni eshte kaq e pakorruptueshme e parimore. Meqe po luftoni qe te vije ne pushtet opozita pse nuk filloni te kaloni ne site nje nga nje si e qysh e kane vene pasurine politikanet e majte, cfare bejne femijet e tyre... etj, thjesht per te kuptuar se ke po perkrahni.

Ju keshtu nuk pozicionoheni kunder korrupsionit por kunder nje kundershtari politik.

Submitted by dritan (not verified) on

Deri me sot PS nuk ka faktuar dot asnje akuze per vjedhje ... nese po le te na e beje publike ose ta coje ne gjykate ose prokurori. 1000 here me mire keta qe deklarojne pasurine qe vene sesa Rama qe e fsheh. Sh mire bejne qe merren me familjen e Rames pasi edhe ai po merret me familjen e kundershtarit

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.