Vendet e Paqësorit presin të parët Vitin e Ri

Një ekspozitë gjigande fishekzjarresh ka ndezur portin e Sidneit ndërsa Australia dhe vende të tjera të Paqësorit mirëpritën të parët Vitin e Ri 2013. Rreth 1.5 milionë njerëz u mblodhën rreth portit të Sydneit për të parë fishekzjarret që kanë kapur vlerën e 6.9 milion dollarëve. Ata kanë ditë që janë vendosur pranë portit për të ndjekur shfaqjen e fishekzjarreve. Shumë shikues e kanë ndjekur këtë moment nga televizioni, teksa ylli i muzikës pop Kylie Minogue shtypi butonin që lajmëron ardhjen e vitit të ri.
Në Japoni, miliona njerëz janë duke vizituar tempujt Shinto dhe tempujt budiste për ceremonitë tradicionale të fundvitit dhe për të kryer lutjet për vitin 2013. Hong Kongu ka gjetur një mënyrtë origjinale për të mbledhur njerëzit për të parë ndërrimin e viteve me efektet e ndriçimit që do të krijojnë një spektakël të vërtetët në ndërtesat e larta të qytetit.
Autoritetet në kryeqytetin indonezian, Xhakarta, mbyllën një autostradë të madhe për të lejuar festën tradicionale të karnavaleve që do të zhvillohet në 16 skena të ngritura për artistët që do të interpretojnë në prag të Vitit të Ri.
Qyteti më i madh i Birmanisë, Rangoon për herë të parë do të festojë këtë vit ndërrimin e viteve, ndërsa shoqëria birmaneze po hapet drejt demokracisë mbas viteve të gjata nën dikaturë. VOA
Comments
prap ata te paret?! si ka
<p>prap ata te paret?! si ka mundesi cdo vit?! rrezik edhe vitin tjeter prape te paret do jene...</p>
I urojë kombit timë GËZUAR
<p>I urojë kombit timë GËZUAR 2013 begati dhe përparim sa më shpejtë në familjen EUROPIANE të merituar dhe jo me lëmoshë</p>
Add new comment