2012-a viti i të përndjekurve politikë - shkruan Ndreca dhe akuzon Bujar Nishanin për vdekjen e Lirak Bejkos

Postuar në 31 Dhjetor, 2012 04:06

Nji mori ngjarjesh kaluen pa lanë asnji gjurmë kuptimplote në regjistrin e kujtesës sonë historike: zgjedhja e presidentit, dekretimi i ardian_ndrecakryeprokurorit, retushet në qeveri, butaforia e kryeministrit, rizgjimi i Nexhmije Hoxhës dhe kërkesat për rehabilitimin e të shoqit nga ana e R. Qoses dhe I. Metës, torta disakuintalëshe e Pamvarsisë… por asnji prej këtyne ngjarjeve nuk tronditën opinionin publik sa revolta qytetare e ish të përndjekunve politikë. Mbas asaj që ndodhi mund të themi me plot gojë se ajo pjesëza “ish” edhe mund të hiqet krejt - shkruan Ardian Ndreca në të përditshmen MAPO.

Më pas autori fajëson Bujar Nishanin për vdekjen e Lirak Bejkos dhe shënjestron ata që heshtën oe u fshehën pas sofizmash. Shkruan Ndreca ndër të tjera:  Emnat e Lirak Bejkos, Gjergj Ndrecës, Shpëtim Karamuçës, Perikli Shqevit e disa dhjeta tjerëve u banë të njohun për të gjithë. Greva e urisë, e injorueme prej qeverisë dhe prej Berishës, përfundoi me aktin ekstrem të vetëdjegies të dy prej tyne. Po të kishte sens të flisnim për moralitet, do të thonim se peshën morale për vdekjen e Lirak Bejkos e mban Bujar Nishani, i cili me deklaratat e tija skandaloze prej ish-fanatiku të Shkollës së Bashkueme, acaroi gjendjen psikike të grevistave dhe shtyni Lirak Bejkon drejt aktit të vetëflijimit. Edhe pse greva kishte kërkesa ekonomike, ajo vetvetiu, falë qëndrimit të kryeministrit, kryetares së parlamentit dhe kryetarëve të partive të koalicionit qeverisës u profilue si nji grevë politike. Ata që ishin dënue prej regjimit të Enver Hoxhës për arsyena politike, u përndoqën prej sistemit të kalbun berishian po për arsye politike, edhe pse pretekstet ishin ekonomike. Nji makinë e tanë shpifjesh u ndërsye kundër tyne tue trillue gjana nga ma të ndryshmet; megjithatë shpifjet e sejmenëve të Berishës nuk mundën me e shmangë koston e naltë politike të asaj greve dhe të tragjedisë që pasoi. Korifejtë e partive politike shqiptare heshtën, për turpin e tyne, përpara grevës së atyne heronjve tashma të plakun e të lodhun prej burgjeve të Enver Hoxhës. Heshti Partia Republikane, Partia Socialdemokrate, LSI-a, Partia Aleanca Demokratike, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Demokristiane e disa parti tjera të kota që përfaqsojnë vetëm interesat personale të krenëve të tyne... (A.N.)

Ndreca i plotë:
http://www.mapo.al/2012/12/29/2012-viti-i-te-perndjekunve-po...

Në foto:

Nga homazhet për Lirak Bejkon (LSA)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.