Kancelari në hije i Gjermanisë që mbipaguhet si lektor në universitete

Peer Steinbrück, sfidanti i Angela Merkelit në zgjedhjet gjermane vitit të ardhshëm, është gjithnjë i prirur për gafa. Më e fundit, është deklarata e tij për me gazetën Frankfurter Allgemeine ku ai u ankua (ende pa u bërë kancelar) se rroga e kancelarit ishte shumë i ulët dhe se kundërshtarja e tij ka një avantazh të padrejtë për shkak se është femër.Peer Steinbrück, 65 vjeç, udhëheqës i Partisë Social Demokrate dhe ish-Ministri i Financave federale, është në fushatë për të larguar Merkelin në zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për shtatorin që vjen. Megjithatë deri më tani, tentativae tij të parë për të larguar lideren konservative të Gjermanisë ka pasuar me një gabim pas tjetrit. Në tetor, u mor vesh se merrte 1.25 milion si lektor në seminare, ndërsa kishte dështuar të deklaronte prejardhjen e një pjesë të të ardhurave të tij, çka bëri që popullariteti të bjerë shumë.Gjermania (pas së cilës ne jemi të 2-tët në rritje ekonomike) e merr shumë seriozisht deklarimin e pasurive dhe ndershmërinë e të zgjedhurve të saj. Për më tepër, zgjedhësit gjermanë kanë treguar se nuk i tolerojnë as liderët që nxjerrin budallallëqe nga goja.Ja.Se.
Comments
Zgjedhesit gjermane s'qenkan

Zgjedhesit gjermane s'qenkan si zgjedhesit tane. Me mire per ata.

Ej, po pse jeni kaq hapur pro

Ej, po pse jeni kaq hapur pro propagandes se Partise Socialiste mor jahu?? Kaq nuk ju behet vone qe kuptoheni nga 100 km larg qe beni vetem propaganden e saj? S'ju behet vone, mesa duket, por puna eshte qe ne nuk duam nje Zeri i Popullit tjeter ketu. Kur ju klikojme duam informacion jo propagande te tipit "gjermania pas se ciles ne themi se jemi ne vend te dyte", apo ironira te trasha si keto te nxjerra jashte kontekstit.

"...Në tetor, u mor vesh se

"...Në tetor, u mor vesh se merrte 1.25 milion si lektor në seminare, ndërsa kishte dështuar të deklaronte prejardhjen e një pjesë të të ardhurave të tij, çka bëri që popullariteti të bjerë shumë.Gjermania (pas së cilës ne jemi të 2-tët në rritje ekonomike) e merr shumë seriozisht deklarimin e pasurive dhe ndershmërinë e të zgjedhurve të saj..."

z.Steinbrück, i ka te gjitha te deklaruar lexojini lajmet mire ose perktheni mire dhe mos beni interpretim te gabuar.

prit ore se nuk jane bere

prit ore se nuk jane bere zgjedhjet akoma o i kripto_i_majte qe uron fitoren e se djathtes ne Gjermani.

Add new comment